leoni

Kryetari Hashim Thaçi ka ftuar qytetarët dhe institucionet të përmbahen nga provokimet

Rexhep Myftari: Përhajr “Predsedniku” Kosovë

Rexhep Myftari: Përhajr “Predsedniku” Kosovë

Zgjedhja e Hashim Thaqit Kryetar i Kosovës perkunder argumenteve të shumta se sa fort e ka katandisë vendin mendësia kleptokratike e Pushtetit te tij te hekurt ne Prishtine dhe kundershtimi i ksaj lloj qeverisje e mendesie permes protestave te organizuara nga Opozita deshmuan se Kosova po hyn ne nji periudhe te re politike.

Kjo periudhe e re padyshim se mund te jete e gjate por nji gje eshte e kjart se ne Kosove po fillon fundi i keqQeverisjes dhe se shpresat mbesin te vetedijesimi i popullit permes nxjerrjes se vazhdueshme ne pah te Skandaleve Korruptive, Presionit Mediatik qe per fat te keq mungon te pakten nuk ka presion sa do te duhej te kishte duke pas parasysh nivelin e keqqeverisjes dhe gjithashtu tani u be e kjart se nji rirreshtim i opozites deri te bashkimi me shoqrine civile dhe krijimi i nji mase per t’iu kundervu ksaj lloj mendesie me Vota ne zgjedhjet e ardhshme te parakohshme ne Kosove jane hapat e domosdoshem per nji ndryshim per te miren e vendit.

Skenari per nji Maidan si ne Ukraine ishte nji shkendije qe ksaj radhe nuk shkrepi por me rritjen e paknaqsise dhe me vazhdimin e keqqeverisjes ne Kosove ku njerzit ne zingjirin e pushtetit perfitojne ndersa te tjeret duhet te rigrupohen e te marrin masa konkrete per rrezimin e pushtetit ose ta leshojn vendin jane skenare neper te cilat po kalon shoqnia ne Kosove ku vendimi per tu kapur per Zingjirin e Thaqit apo per tu rreshtuar me Opoziten sa vjen e behet me i kjart.

Ata qe jane duke bere sehirë, te painkuadruarit, do te duhej ti thonë mendjes e te vendosin sepse tani eshte koha e duhur qe te percaktohen.

Ndersa edhe me i rendesishem eshte pozicionimi i te paknaqurve te PDK-së e sidomos atyre te LDK-së,  qe pas zgjedhjes se Presidentit Thaqi i cili nuk unifikon te gjithe qytetaret e Kosoves por mezi beri bashke votat per tu zgjedhur Kryetar Shteti, tani pozicionimi i te pakenaqurve eshte i nji rendesie vitale per Kosoven.

Pranvera sikur po duket do te jete edhe me e nxeht per te gjithe ata qe jane ne kundershtim me gjendjen e tanishme ne Kosove e cila u krijua ne 16 vitet e pasluftes per te cilat vite qytetaret e Kosoves kane shpresuar se do te jene vitet e Arta te ndertimit te shtetit te ri Shqiptar dhe krijimit te nji vendi te dashur per te gjithe.

Dhe per fund, Kuvendi i Kosoves deshmoi dhe i dha vule se rreziku me i madh shqiptarve iu vjen nga Shqipfolesit qe per interesa te ngushta personale jane ne gjendje te behen Palaqot e Botes e te shkelin mbi te gjithe, me tanke kunder protestuesve sepse e duan vendin e tyre dhe protestuan per nji Kosove me te mire por edhe me dhune e shantazhe ne Kuvend sepse deputetet i jane nenshtruar dhe ia kan puthur doren Vazalit kush me zor e kush me qef.

New York, 26 Fror 2016

Autori eshte Publicist/Producent i

REDandBLACKNEWYORK

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNJ

KMDLNj; Aktiviteti i shtuar i Gjykatës Speciale po ndërmerret para zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë

Sipas KMDLNj-së, fallangat e Gjykatës Speciale në mëngjesin e së të enjtes, deri në këto …