Rexhep Qosja

Rexhep Qosja ka propozuar shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë

Akademiku i mirënjohur, Rexhep Qosja konsideron se  veriu i Kosovës duhet t’i jepet Serbisë në këmbim të tri komunave të Kosovës Lindore, ndërsa është shprehur i gatshëm të bisedojë me serbët për çështjen e kufijve. Ai ka deklaruar se e vetmja rrugë për të arritur tek një zgjidhje e qëndrueshme është që të ketë shkëmbim territoresh me Serbinë. “Çështja serbe mund të zgjidhet duke u shkëputur një pjesë e Kosovës, veriu, dhe duke u bashkuar Lugina e Preshevës me Kosovën. Kjo nuk është e lehtë dhe ne mund të mendojmë se Serbia nuk do të pajtohet lehtë. Por, është koncept të cilin ne duhet ta kemi përpara gjithnjë. Tani për tani pajtimi i shqiptarëve dhe serbëve është utopik dhe i pamundshëm. Ata nuk e heqin mendjen nga një koncept i para 300-400 vjetëve. Serbia sundohet nga njerëz që jetojnë me mitologji, ka thënë Qosja. Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen. Si do të zgjidhet problemi i veriut dhe i tri komunave në Veri varet nga ne dhe këmbëngulja e mençuria jonë. Por, ne do të bashkohemi, ka thënë mes tjerash, prof. dr. Rexhep Qosja.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …