Rexhep Selimi

Rexhep Selimi: Përkulja e Hashim Thaçit para mbishkrimit ku shqiptarët cilësohen terroristë, është e pafalshme

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka reaguar ndaj vizitës së djeshme të kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi në fshatin Grackë të Lipjanit me ç’rast u përkul te pllaka përkujtimore për 14 serbë e vrarë në këtë fshat në korrikun e vitit 1999. Deputeti Selimi ka shkruar me këtë rast se përkulja e Thaçit para mbishkrimit ku shqiptarët cilësohen terroristë, është e pafalshme. Mua nuk do të më bënin përshtypje ndjenjat personale të cilitdo individ, por të pranosh të hedhesh lule aty ku shqiptarët përshkruhen si teroristë është e pafalshme për një njëri që pretendon së është president i Kosovës. Akti i vrasjes së civlëve serbë në Gackë të Lipjanit është krim që duhet gjykuar dhe ndeshkuar por jo me të cilin mund të paragjykohet një komb i tërë. Aty duhet të flasë drejtësia para se të flasë urrejtja për shqiptarët. Përderisa nuk janë gjetur dhe gjykuar vrasësit e 14 serbve lokalë në Gackë, cilësimi i shqiptarëve si teroristë dhe si fajtorë pa i ditur dorasët është cilësim i poshtër si nga ata që i paragjykojnë shqiptarët si terroristë në pllakatë, poashtu edhe nga ata që hedhin lule pranë atij mbishkrimi duke e legjitimuar cilësimin e shqiptarëve si fajtorë e terroristë.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …