Rexhep Selimi: Vetëm me PDK-në dhe Listën Serbe nuk bashkëpunojmë

Rexhep Selimi: Vetëm me PDK-në dhe Listën Serbe nuk bashkëpunojmë

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje!, Rexhep Selimi, ka thënë së kjo lëvizje është e gatshme që ta formojë qeverinë e re. “Tash dihet, Lëvizja Vetëvendosje! është subjekti më i madh parlamentar. Ka numrin e caktuar të deputetëve që i jep përparësi ndaj cilido subjekt tjetër politik. Rrjedhimisht në pritje të procedurave, ne jemi gati për ta pasur mandatimin e kandidatit tonë për kryeministër dhe për ta bërë qeverinë. Në këtë situatë kur koalicioni fitues PAN nuk mund t’i sigurojë numrat për ta bërë qeverinë, rrjedh logjike është që rastin ta ketë pala tjetër. Pala tjetër është Lëvizja Vetëvendosje! dhe partnerët e saj në qeverisje”, është shprehur Selimi për “Kosovapress”. Selimi ka thënë se vetëm me PDK-në dhe Listës Serbe nuk do të bashkëpunojnë. “Cilido partnerë i cili nuk e mbështet në këtë rast PAN-in, përveç Listës Serbe, është partner i yni i mundshëm. Bashkëpunimi me LDK-në është rrjedhë logjike”, ka thënë Selimi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …