Reznikov: Ukraina nuk do të përdorë armë me rreze të gjatë për të sulmuar territorin rus

Duke folur për zotimin e shteteve të perëndimit për ta ndihmuar Ukrainën me armatim, ministri i Mbrojtjes i saj, Oleksejj Reznikov ka deklruar se Ukraina nuk do të përdorë armë me rreze të gjatë për të sulmuar territorin rus. “Ne u kemi thënë gjithmonë partnerëve tanë se nuk do t’i përdorim armët e tyre për të goditur territorin rus. Ne do të godasim njësitet ruse që kanë pushtuar përkohësisht territorin e Ukrainës”, është cituar të ju ketë deklaruar gazetarëve në konferencën për media, ministri i Mbrojtjes, Oleksejj Reznikov. Ai ka thënë gjithashtu se ushtarët ukrainas do t’i përdorin këto armë, që pritet t’ua dërgojnë Shtetet e Bashkuara, vetëm për të shënjestruar njësitet ruse në territoret e pushtuara ukrainase. Ditë më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia e vende tjera perëndimore, kanë thënë se do ta ndihmojnë Ukraninën me armatim modern, përfshirë edhe tanke e mjete të blinduara.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …