Riatdhesohen mijëra të ikur nga Kosova

Riatdhesohen mijëra të ikur nga Kosova

Sipas burimeve të Ministrisë së Brendshme të Kosovës deri me tani janë riatdhesuar rreth 32 mijë qytetar të cilët janë larguar gjatë valës së ikjes në migrimin e paligjshëm në fund të vitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015. Riatdhesimi i tyre është bërë në dy forma, në mënyrë vullnetare, por edhe me detyrim në disa raste. Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në MPB, Fitim Zariqi i ka thenë Radios Evropa e Lirë se më se shumti qytetarë të kthyer, të cilët janë riatdhesuar, janë nga Gjermania dhe atë rreth 13 mijë në mënyrë vullnetare dhe mbi 11 mijë me forcë. “Në periudhën 2015 – 2016 janë riatdhesuar 31,819 qytetarë të Kosovës. Riatdhesimi është duke vazhduar, mirëpo sfidë kryesore është riatdhesimi i të sëmurëve (sëmundje të llojeve te ndryshme), si dhe akomodimi i kësaj kategorie”, ka theksuar Zariqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …