Richard Grenell: Thashethemet për shkëmbim të territoreve doli nga Bolton, ajo nuk është politikë e Trumpit

Richard Grenell: Thashethemet për shkëmbim të territoreve dolen nga Xhon Bolton, jo nga kryetari, Trump

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Riçard Grenell,  e ka bërë të çartë edhe një herë se e kujt ishte ideja e shkëmbimit të territoreve mes dy shteteve Kosovë e Serbi. Ai ka sqaruar se çështja e shkëmbimit të territoreve mes dy shteteve, nuk ishte ide e presidentit aktual të Amerikës, Donald Trump. Unë jam në një situatë ndryshe, për shkak te situatës së krijuar nga Xhon  Bolton që ka qenë tjetër nga presidenti Trump në raport me Kosovën dhe Serbinë. Mua më është dashur te luftoj gjatë gjithë kohës me thashethemet për shkëmbim të territoreve, qe nuk është në asnjë mënyrë politikë e Trumpit, por te dyja palët thonë se kjo u është thënë nga Bolton, ka sqaruar Riçard Grenell. Edhe tetë ditë kanë mbetur deri në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, ku kryetarët e  Kosovës dhe Serbisë do të takohen me ndërmjetësimin e emisarit të Donald Trumpit, z. Grenell, ndërkohë që parashihet të priten edhe nga këshilltari kryesor i kryetarit amerikan, Robert O’Brajen.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …