Anulohet seanca e ardhshme e Parlamentit Evropian në Strasburg për shkak të përhapjes së virusit korona

Parlamenti Europian voton 15 kushtet për Shqipërinë, para nisjes së negociatave

Me 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime Parlamenti Europian, miratoi mbrëmë, amendamentin e Grupit të Partive Popullore Evropiane me tekst: “Parlamenti Evropian thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian, që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës së parë Ndërqeveritare, me shtetet anëtare”. Amendamenti i firmosur nga eurodeputetja Kinga Gàl me kërkesën e raportorit Lega dhe me mbështetjen e koordinatorit Gahler, erdhi si përgjigje e mohimit të përsëritur nga kryeministri Rama javën e shkuar të ekzistencës së 15 kushteve. Në fillim, kryeministri u bishtnoi, ndërsa edhe dje, duket se i ironizoi, kur tha, nuk janë 15, po mijëra kushte që do kemi rrugës. Këto kushte u vendosën  nga Këshilli Evropian (shtetet anëtare) me propozimin e Gjermanisë, Francës, Holandës, Danimarkës e Spanjës në mars të këtij viti. Pro amendamentit votuan Grupi Liberal dhe ai Konservator si dhe shumë deputetë nga e majta dhe djathta pavarësisht qëndrimit formal të grupeve.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …