Rikthehet PDK-ja në Diasporë, konstituohet Këshilli Nismëtar i nëndegës së PDK-së në Gjenevë

Rikthehet PDK-ja në Diasporë, konstituohet Këshilli Nismëtar i nëndegës së PDK-së në Gjenevë

Gjenevë, 19 Dhjetor – Në prenzencën e drejtorit të Departamentit për Diasporë të PDK-së, Elmi Reçica, zv. drejtorit të këtij departamenti Arben Gecaj dhe kryetarit të Këshillit Nismëtar Mujë Haziri, është mbajtur sot takimi Këshillit Nismëtar për nëndegën e PDK-së në Gjenevë.

“Kontributi i diasporës është i njohur dhe i sprovuar në të gjitha etapat kohore, në të cilat ka kaluar vendi. Këtë kontribut e kemi parë dhe ndjerë edhe në kohën e pandemisë.“, tha Elmi Reçica në fjalën e tij para të pranishmëve.

Reçica në vazhdim foli edhe për rolin e veçantë të Diasporës, aktualitetin politik nëpër të cilin po kalon vendi, Gjykatën Speciale dhe ngërçin institucional.

“Në bankën e të akuzuarëve në Gjykatën Speciale, nuk ka individë të akuzuar. Aty po gjykohet Kosova. Përmes kësaj gjykate, po tentohet që Kosova të paraqitet si shtet i dështuar.” tha Reçica.

Në vazhdim, ai tha se duhet të ndahet interesi shtetëror nga politika e popullizmit.

 “Qeverisja e udhëhequr nga PDK-ja pati filluar me buxhet prej 600 milionë euro, ndërsa e përfundoi qeverisjen me një buxhet prej 2.3 miliardë euro. Gjatë kësaj kohe ka pasur edhe rritje të pagave për të gjithë të punësuarit në sektorin publik.”, tha me tej Reçica

Rreth përfshirjes së diasporës, Reçica premtoi se PDK-ja do të angazhohet që diaspora t’i ketë përfaqësuesit e vetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Vizioni i Departamentit për Diasporë të PDK-së është që diaspora në vazhdimësi të jetë e informuar dhe e përgatitur që të veprojë së pari për të mirën e Kosovës, të mirën e vetë dhe të PDK-së. Misioni i saj derivon nga mundësia e shfrytëzimit të potencialit të diasporës për zhvillimin e vendit, qoftë përmes resurseve humane apo të kapitalit.” tha ndër të tjera Elmi Reçica.

Udhëheqësi i Këshillit Nismëtar për nëndegën e Gjenevës, Mujë Hajrizi, pasi falënderoi veprimtarët e vjetër të PDK-së në Zvicër, të cilët tha se me veprimtarinë e tyre me dekada kontribuan për lirinë dhe shtet-ndërtimin.

“Manipulimi me opinionin në diasporë, për të vërtetën e Kosovës, na ka obliguar që bashkë me të gjithë juve, të riorganizohemi për ta paraqitur të vërtetën ashtu siç edhe është.”

Ndërsa zv. drejtori i Departamentit për Diasporë Arben Gecaj, në fjalën e tij para të pranishmëve foli për historikun e PDK-së në diasporë.

Në pjesën e dytë të takimit, Reçica bashkëbisedoi me të pranishmit rreth aktualitetit politik.

Këshilli Nismëtar u pajtua që shpejt të fillojnë punën për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor për nëndegën e Gjenevës.

Me vendim të kryesisë qëndrore të PDK-së, është themeluar Departamenti për Çështje të Diasporës dhe i cili ka filluar aktivitetet për riorganizimin e PDK-së në të gjithë Diasporën.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …