Rishikimi i buxhetit do t'i ndalojë se realizuari disa projekte që ishin paraparë në Ministrinë e Infrastrukturës

Rishikimi i buxhetit do t’i ndalojë se realizuari disa projekte që ishin paraparë në Ministrinë e Infrastrukturës

Rishikimi i buxhetit do ta lë Ministrinë e Infrastrukturës pa miliona siç ishin paraparë në fillim të ndarjeve buxhetore. Ndonëse kjo gjë do ta dëmtojë secilin projekt në këtë dikaster, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, thotë se do të mundohen që në çdo projekt të derdhen mjete në mënyrë që mos të mbeten në gjysmë. Abrashi, thotë se me gjithë këto shkurtesa që janë bërë do t’ia dalin që t’i realizojnë disa projekte këtë vit. Mungesa e mjeteve buxhetore dhe shpronësimi i tokave janë ndër sfidat e ministrisë së Infrastrukturës. Për këtë të fundit, Abrashi synon që të derdhin më shumë mjete, në mënyrë që të hapet rrugë punimeve që janë të kontraktuara./EO/

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …