Rivarrosen eshtrat e Elhami Tahiragës, qytetarit të zhdukur që nga viti 1998

Pas 27 vjetësh, të premtën u rivarrosën eshtrat e Elhami Tahiragës, një qytetar i pafajshëm, i vrarë dhe i zhdukur nga regjimi serb më 19 korrik 1998.

“Ekzekutimi dhe zhdukja e Elhamiut janë dëshmi e një regjimi që s’i përket botës së qytetëruar, por errësirës së Mesjetës. Tashmë eshtrat e tij do të vendosen në tokën e të parëve të tij, ndërsa familjarët miqtë dhe shokët do të kenë mundësi t’ia bëjnë të gjitha nderimet që i takojnë një njeriu që u vra në përpjekje për të ndihmuar bashkëvendasit e tij në ato ditë të rrëmujshme të Rahovecit”- u shpreh kryetari Latifi. Komuna e Rahovecit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Tahiraga, thuhet në komunikatën e komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti takohet me shefin e misionit të OSBE-së, McGurk dhe me ambasadorë nga vendet e Beneluksit dhe ato nordike

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë sot  pjesë në një takim  në …