leoni

Nesër, më 4 janar 2024, në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë shënohet 25-vjetori i fillimit të transmetimit të programit

RKL: Dy veprime të pamatura, arrogante e prepotente të kryeministrit, Albin Kurti, gjatë javës

Arroganca dhe indiferenca e Albin Kurtit  lidhur me vendimin e BQK-së për rregulloren e re, e cila ndalon përdorimin e dinarit, ka shkaktuar revoltë të ligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e të disa shteteve të tjera, por kjo aq i bën Albinit i cili në mënyrë fiktive, naive, prepotente, zhvlerësuese, arrogante  i tregon Amerikës e vendeve mike të Kosovës se ai, Albin kryeministri, nuk mund të vendoska mbi institucionet e pavarura.

Ai duke arsyetuar këtë çështje, ka deklaruar se pikërisht përgatitjet e suksesshme për zbatimin e rregullores së BQK-së paskan  alarmuar Beogradin zyrtar dhe ata më pastaj u përpoqën që të përhapin panik nëpërmjet një fushate që trumbetohej nga kreu i shtetit atje. Kushtetutshmëria, ligjshmëria, vendimmarrja e institucioneve të pavarura nuk mund të negociohen nga politikanët”, ka thënë Kurti, duke anashkaluar të gjitha shkeljet e Kushtetutës, që i ka bërë ai dhe qeveritarët e tij sikur janë presionet sistematike  mbi gjyqësorin, shpërfilljet e  shumta të faktorit ndërkombëtar dhe me veprime të tilla, të pamatura, të papërgjegjshme, ka bërë që Kosovës  për herë të parë në historinë e saj pas çlirimit të vendit, t’i vendosen sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lidhur me këtë vendim të BQK-së, Departamenti Amerikan i Shtetit, iu ka drejtuar Qeverisë Kurti duke e fajësuar për veprime të pamatura e të papërgjegjshme.

 

Departamenti amerikan i Shtetit ka deklaruar se  ndihet  thellësisht i zhgënjyer me planet aktuale të Kosovës për të vazhduar me zbatimin e vendimit për kufizimin e importit të valutave të huaja, përfshirë dinarin serb. “Ne bëjmë thirrje sërish që zbatimi i këtij vendimi të shtyhet menjëherë derisa të vendosen procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe popullata të jetë edukuar mjaftueshëm se si do të vazhdojë periudha kalimtare. Vendimi u shpall pa përgatitje, thuhet në një përgjigje të Departamentit amerikan të Shtetit për Zërin e Amerikës. Departamenti  ka kërkuar nga autoritetet në Kosovë të shpjegojnë se çfarë problemi urgjent synon të zgjidhë kjo rregullore, nëse nevojitet urgjenca. Nuk kemi dëgjuar asnjë përgjigje të përshtatshme. Shumë qytetarë të Kosovës tani nuk e dinë se si do t’i paguajnë faturat apo do t’i marrin pensionet. Ky veprim nuk është gjithashtu në përputhje me përkushtimin e Kosovës për të punuar përmes Dialogut të ndërmjetësuar  nga Bashkimi Evropian për të adresuar çështjet që ndikojnë në mirëqenien e pakicës serbe, thuhet në përgjigjen e Departamentit amerikan të Shtetit duke nënvizuar se qeverisja e mirë dhe partneriteti i mirë ndërkombëtar kërkojnë kohë për të vlerësuar pasojat, për të dëgjuar perspektivat dhe për t’u konsultuar me të tjerët për një zgjidhje të zbatueshme. Pasoja e këtij dhe veprimeve të ngjashme të njëanshme i kufizon mundësitë e Shteteve të Bashkuara si avokate e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thuhet në përgjigje.

 

As kjo deklaratë e Departamenti Amerikan të  Shtetit, nuk i bën fare përshtypje Albinit e Bislimit të cilët sillën sikur Kosova të ishte pronë e tyre private, e jo Qeveria e një vendi e cila ka fituar pavarësime falë gjakut të derdhur për liri dhe ndihmës më të madhe të mundshme që i ka dhënë pikërisht kjo Amerikë, e cila sillet me urtësi e maturi,  jo sa për Binin e Besin, se të tillë ka pasur dhe ka kudo në botë, por për hir të popullit të shumëvuajtur të Kosovës dhe frikës se me veprime të papërgjegjshme të krerëve aktualë: Kurti, Osmani, Konjufca e të tjerë, të kësaj mendësie arrogante e prepotente, gjendja mund të përmbyset dhe tagrin do ta paguajë mbi kurrizin e vet populli halleshumë i Kosovës dhe jo këta  krerët, të cilët janë mësuar të ikin nga vendi sa herë rrezikohet.

Kurti dinak e di këtë, e di se Amerika për shkak të zemërimit ndaj tij, nuk e braktis Kosovën, andaj kukuris si gjel në qerre, andaj bën deklarata cinike duke e mësuar Amerikën se Qeveria nuk bën të ndërhyjë mbi institucionet e pavarura, pasi këtë nuk po e ditka Amerika ose e paska harruar.

Një tjetër  veprim i pamatur i Albin Kurtit gjatë javës ishte edhe deklarata, në të cilën arsyeton krimet shtetërore të Izraelit kundër palestinezëve, krime të cilat i ka dënuar dhe po i  dënon tërë bota e qytetëruar dhe humane. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv.  Ai me këtë rast ka folur për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe vullnetin e dyanshëm për thellimin e mëtejmë të tyre sidomos në fushën e ekonomisë. Së bashku folën për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve që sot shënojnë tre vjetorin e vendosjes së tyre dhe vullnetin e dyanshëm për thellimin e mëtejmë të tyre sidomos në fushën e ekonomisë. Kurti i ka shprehu ngushëllime ambasadores Ziv për viktimat e sulmeve nga Hamasi dhe  nënvizoi mbështetjen e Qeverisë të cilën ai e udhëheq  për sikur thotë të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur.

Sa ishte në opozitë Albin Kurti përkrahte luftën e drejtë të popullit të Palestinës për çlirim dhe dënonte pushtuesin izraelit me qëllim të merrte vota nga shqiptarë islamë të Kosovës, por tani ia ka kthyer ndryshe, tani i mbanë anën pushtuesit gjakatar izraelit i cili ka vrarë dhjetëra mijëra civilë, në të shumën fëmijë e gra. Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli nuk ishte miqësore, por e kushtëzuar me njohjen e Jerusalemit si kryeqytet.

 

Si në Shqipëri, por veçmas në Kosovë, sulmet e Hamasit lundër pushtuesit izraelit po konsiderohen sulme terroriste, por nuk konsiderohen si të tilla, sulmet shfaronjëse të këtij shteti cionist kundër qindra mijëra banorëve të Palestinës. Po anashkalohet fakti në Izraeli e ka pushtuar  Rripin e Gazës ushtarakisht dhe e ka kolonizuar qysh prej vitit 1967. Nuk përmendet fakti se për një hebre të vrarë, ka ndodhë që ushtria e policia izraelit ka vrarë qindra palestinezë.

Hamasit nuk i falet sulmi i paparalajmëruar, por sa qindra e mijëra deri tani ka sulmuar ushtria dhe policia izraelite  popullatën palestineze, pa asnjë paralajmërim.

Hamasit nuk i falet pse po mbanë pengje nga radhët e popullatës civile, në kohën kur Izraeli mbanë peng, tërë Palestinën, nën dhunë e terror,  tërë një popull rreth 2 milionë e gjysmë banorë.

Është ndërgjegjja e tradhtuar e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama  dhe e sa e sa të tjerëve kur mbështesin krimin shtetëror të ushtrisë e policisë së  Izraelit kundër palestinezëve, vetëm sepse kështu dëshiron Amerika dhe shtetet perëndimore.

\Të gjithë shqiptarët e dinë se Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës, me kusht që Kosova ta njohë Jerusalemin, (qytetin e shenjë të tri feve monoteiste) si kryeqytet të Izraelit, të cilin e ka njohur vetëm Amerika dhe asnjë shtet tjetër i botës.

Këtë akt të Izraelit nuk e njeh as OKB-ja, as BE dhe asnjë organizatë me rëndësi e botës, përveç Kosovës nën qeverisjen e Albin Kurtit.

Ta përkrahësh Ukrainën që po lufton për kthimin e territoreve që ia ka aneksuar  Rusia dhe të pajtohesh e ta arsyetosh me pushtimin e Rripit të Gazës nga Izraeli dhe ta dënosh luftën çlirimtare të popullit palestinez, nuk është vetëm vrasje e tradhti e ndërgjegjes por edhe pajtim me krimin shtetëror të një shteti kundër tërë një popullate, vetëm sepse ka fe tjetër.

Anashkalohet fakti se Izraeli luftën tonë çlirimtare e ka konsideruar terroriste dhe e ka arsyetuar pushtimin serb të trojeve shqiptare. Izraeli nuk e ka përkrahur intervenimin dhe bombardimin e Serbisë nga  NATO-ja. Arsyetimi i krimit shtetëror kundër tërë një populli që kërkon liri, drejtësi, barazi është pajtim me të ligën, me antinjerëzoren.

A.Q.

2.2. 2024

Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha (1966): Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë

Enver Hoxha (1908-1985) nderohet e respektohet në Kosovë, asnjë fjalë e keqe për Josip Broz Titon në Shqipëri, prej vitit 1991

Në Kosovë, ishte idealizuar dhe në masë idealizohet edhe sot Enver Hoxha. Në Kosovë janë …