RKL

RKL: Fushata për diskreditimin e Azem Sylës, ende pa u shpallur fajtor, është fushatë e egër edhe kundër luftës së UÇK-së

Intensifikimi i fushatës së medieve pro-qeveritare, kundër Azem Sylës, veprimtar i njohur i Çështjes kombëtare, një kohë Komandant i SHP të UÇK-së, ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Përkohshme, ish deputet i PDK-së, i arrestuar kohë më parë  nga EULEX-i me dyshim për “krim të organizuar”, është fushatë tejet e rrezikshme, e ulët, e panjerëzishme dhe destruktive,  e orientuar kundër tij dhe kundër luftës së UÇK-së. Tërë kjo thuhet për  faktin dhe argumentin numër një, se, Azem Syla tash për tash është vetëm i dyshuar, nuk është i shpallur fajtor dhe koha deri sa të shpallet fajtor, (edhe nëse shpallet), mund të zgjasë me vite  të tëra.

Po çka nëse shpallet i pafajshëm sikur u shpall Fatmir Limaj pas 11 viteve të kaluara  me akuza dyshime, shantazhe e gjykime të improvizuara politike?

Kush dhe pse lejon diskreditimin e Azem Sylës pa u shpallur fajtor dhe në bazë vetëm të një dëshmitari të instruktuar të Serbisë?

Se, Azem Syla është njëri prej atyre, për të cilët  një segmenti i politikës së lartë vendore e ndërkombëtare dhe jugo-mediet në gjuhën shqipe e kanë paragjykuar dhe e paragjykojnë si një “peshk të madh”, në mos më i madhi, nuk  ka dyshim, por a duhet të paragjykohet si kriminel, madje edhe kolaboracionist pa u dëshmuar me asnjë fakt relevant, kjo është çështja dhe kjo nxjerrë në sipërfaqe fushatën e rrezikshme kundër tij, në prag të fushatës së përgjithshme për ndjekjen, satanizimin dhe diskreditimin e luftës së UÇK-së nga Gjykata Speciale, gjykatë raciste dhe antishqiptare, të cilën mjerisht e kanë votuar krerët më të lartë të Shtetit të Kosovës dhe shumica e deputetëve të pozitës.

Horror, dokumentari,  të cilin e ka përgatitur mafia politike e vendit, titulluar,  “Komandanti i Çagllavicës” është turpi i të gjitha turpeve, në përpjekje për ta paraqitur komandantin e SHP të UÇK-së, si kolaboracionist, madje duke ndërshtënë në program edhe storie të fjalimit të Sllobodan Milosheviqit, në Gazimestan, në verë të vitit 1989.(!) Këto paragjykime, si dhe përmendja e emrave të disa serbëve, për të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me bashkëpunëtorët e Azem Sylës, kanë për qëllim ta diskreditojnë atë, qysh në fazën e hetimeve, ende pa u shpallur fajtor, sepse linçimi është politik dhe ka gjasa  se vjen prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë në politikë, prej qarqeve antishqiptare, gjithsesi.

Është vështirë e besueshme se një grup gazetarësh, qofshin ata edhe mercenarë aktualë të Beogradit të marrin  guxim të shfaqin paragjykime të tilla djallëzore, pa e pasur shpinën shumë fortë në EULEX, në policinë e Isa Mustafës e Shpend Maxhunit dhe lejen e kreut të vendit.

Dokumentari për “Komandantin e Çagllavicës” është paragjykues, linçues, është i panjerëzishëm dhe atakon jo vetëm Azem Sylën por edhe familjen e tij dhe të gjithë luftëtarët e UÇK-së, sepse paragjykohet një kapo i krimit, ende pa u vërtetuar asnjë fakt gjyqësor, pa u dëgjuar mbrojtja e tij dhe e dëshmitarëve, pa u thënë fjala përfundimtare dhe pa u shpallur verdikti publik, gjyqësor.

Kjo nguti për ta vënë Azem Sylën në “Shtyllën e turpit”, është një akt më shumë se i turpshëm, dhe me pasoja në radhë të parë për luftën e UÇK-së, qëllim për të cilin edhe është realizuar skenari.

Heshtja e kryetarëve të shoqatave të luftës nga frika se mos po gabojnë, se mos vërtetë Azem Syla është kapo i krimit në vend, heshtja e invalidëve e veteranëve, sidomos e atyre të cilët aq fortë kanë qenë të lidhur  për “dajën”, tregon se sa fortë është mashtruar Azem Syla te bashkë-partiakët dhe te ata që cilëve u ka dhënë krah. Ai duhet të mbrohet, jo për veprat e mundshme të cilat mund t’ i ketë bërë, apo të mos i ketë bërë, por për të kundërshtuar me forcën e argumentit  paragjykimet ogurzeza, të ngutshme dhe linçimi publik dhe politik  që po i bëhet, ende pa u mbështetur në fakte e argumente relevante.

Edhe po t’i pranonte Azem Syla të gjitha akuzat, procesi gjyqësor është ai që duhet të vërtetojë dhe t’i verifikojë, një nga një, të gjitha dëshmitë, faktet, argumente  pavarësisht se pranon apo nuk pranon i akuzuari kushdo që të jetë. Kjo është fare e ditur edhe për skenaristët e dokumentarit politik edhe për të gjithë ata që e respektojnë apo e urrejnë Azem Sylën. Fushata e egër dhe monstruoze kundër tij është e orientuar kryesisht në faktin se ai për një kohë ka qenë Komandant i SHP të UÇK-së, andaj edhe etiketohet si “Komandant i Çagllavicës”.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …