Brickos

Gjykata

RKL: Gjykata Speciale, inkuizicionale dhe raciste kundër UÇK-së ka dështuar dhe nuk ka kredibilitet për të vazhduar procesin

Në kohën kur kanë kaluar pesë vitet e parapara për të paraqitur aktakuzat, Gjykata  Speciale kundër UÇK-së, sot ka publikuar një aktakuzë dhe ka arrestuar ish eprorin e UÇK-TMK-FSK-së, Sali Mustafa, i akuzuar për gjoja krime lufte. Ky arrest ndodhi në kohën kur Prokuroria e kësaj gjykate po ballafaqohet me një rrjedhë të materialeve nga brenda, të cilat po i dërgohen Organizatës së Veteranëve, dhe për të cilat kjo Gjykatë ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare, por as ka mohuar se nuk janë dokumente sekrete që kanë dalë nga zyrat  e tyre, ndërsa pa pikë turpi e përgjegjësie ka akuzuar veteranët për atë që ka rrjedhë nga zyrat e tyre,  të cilat i mbron policia e EULEX-it.

Publikimi i dosjeve të tilla, dekonspirimi në tërësi i lëndës së akuzës, publikimi i emrave të dëshmitarëve të quajtur të mbrojtur me dhe pa identitet, është grushti  më i rëndë i mundshëm, që kjo gjykatë i ka dhënë vetvetes. Po të ishte gjykatë  institucionale,  krerët e saj do të duhej të ishin suspenduar dhe ndaj tyre do të duhej të kishte filluar hetimi për vepër penale.

Por duke qenë se kjo është Gjykatë Speciale kundër UÇK-së, e formuar jashtë standardeve e praktikave përkatësie ligjore,  dhe ekskluzivisht vetëm kundër një numri të madh të eprorëve dhe  luftëtarëve të UÇK-së, ajo nuk i nënshtrohet asnjë autoriteti dhe asnjë ligji, krejt njëjtë me praktikën e gjykatave të kohës së Inkuizicionit në Mesjetë, që kishin ndërmarrë stër-stër-gjyshërit  e këtyre hetuesve, gjykatësve e prokurorëve.

Kjo Gjykatë tani e tutje nuk gëzon kurrëfarë kredibiliteti, përderisa krejt opinoni në vend di emrat e mbiemrat e dëshmitarëve, pavarësisht se ata nuk guxojnë t i publikojnë mediet, për shkak të kërcënimit nga EULXI-i. Madje zyrtarët e kësaj gjykate falënderojnë gazetarët që nuk i kanë publikuar emrat edhe pse ata i dinë dhe i shpërndajnë pa asnjë hezitim në formë gojore.

Po ashtu prokurorët e kësaj gjykate duket se janë krejtë naivë, nëse mendojnë se luftëtarët e UÇK-së nuk i dinë dhe nuk i kanë ditur emrat e tyre qush nga lufta e pas lufta. Të gjithë emrat e mbiemrat e dëshmitarëve të mbrojtur pa identitet janë identifikuar jo vetëm nga organizatat e  luftës, por edhe pjesa dërrmuese e luftëtarëve. Kështu që publikimi apo mospublikimi është  çështje krejt formale, sepse ata dëshmitarë që kanë dëshmuar në Hagë kanë familjet e tyre, miqtë e të afërmit të cilët kanë dheënë dhe vazhdimisht japin informacione, sepse jo të gjithë ata janë kanë qenë dhe janë spiunë të Serbisë dhe të Hagës, sepse nga mesi i atyre familjeve ka pasur edhe luftëtarë të lirisë. Madje spiunimi i spiunëve jo vetëm që nuk është vepër e dënueshme me kofin tonë, por është vepër patriotizmi, sepse nuk mund të etiketohet një familje e tërë si tradhtare, për shkak të një anëtari i saj degjenerik e bastard.

Ka raste kur ata i denoncojnë edhe vëllezërit e tyre, madje krejt hapur, sepse nuk pajtohen me veprat e tyre kundër kombit e atdheut dhe në dobi të regjimit të kriminelit Milosheviq, të cilin e kishte bombarduar edhe NATO-ja.

Tradhtia ndaj kombit, nga atdhetarët  shqiptarë është ndëshkuar dhe ndëshkohet tradicionalisht, ashtu sikur edhe te shumë kombe të tjera. Kryetari i Francës, Sharl dë Gol kishte pushkatuar rreth 15.000 oficerë e ushtarë francezë që i kishin shërbyer Hitlerit pas ai kishte pushtuar Francën, gjatë luftës së Dytë Botërore. Të gjithë dëshmitarët denoncues që kanë marrë përsipër ta dëshmojnë rrejshëm kundër UÇK-së i pret hakmarrja morale, linçimi dhe izolimi. Andaj shumë prej tyre kanë ikur nga Kosova bashkë me krejt familjet e ngushta. Të gjithë janë të njohur me emër e mbiemër, sepse luftëtarët e vërtetë të lirisë edhe pas luftës edhe sot janë në shërbim të Kosovës, dhe nuk janë dehur nga fitorja.

Zyrtarët e Prokurorisë së Gjykatës Speciale janë mbështetur vetëm në dosjet e Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë të kohës së Milosheviqit të vitit 2000 të publikuara në Internet  prej më shumë se 20 viteve. Andaj në mesin e atyre që konsiderohen se i ka mbytur UÇK-ja, ka shumë të gjallë, të cilët janë edhe deputetë në Kuvendin e Kosovës, kanë qenë edhe kryetarë komunash, madje edhe zyrtarë të lartë të partive politike.

Dosja e Hagës kundër UÇK-së, e prezantuar në Top-Channel, është po ajo e Ministrisë së Serbisë së kohës së Milosheviqit. Aty figurojnë të vrarë edhe njerëz që  sot janë gjallë madje në mesin e tyre ka edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, si Cen Desku, pastaj  ish kryetari i Malishevës, Jakup Kastrati e sa e sa të tjerë. Në interpretimin paushall që i ka bërë gazetari,  Muhamed Veliu thuhet se në mesin e të burgosurve shumica shqiptarë por edhe me origjinë boshnjake e malazeze të vdekur në paraburgime, pastaj jepen emrat e serbëve të vrarë.

Ngutja e këtij mediumi pro-grek në Shqipëri, për të vënë në faqen e parë “kriminelët” e UÇK-së, madje duke postuar  emrat dhe fotot e pesë krerëve më të lartë të luftës së UÇK-së dhe pa verifikuar asgjë, por duke u mbështetur vetëm në dosjet të cilat, Gjykatës Speciale po i rrjedhin nga brenda e nga jashtë,  tregon jo vetëm mungesë profesionalizmi por edhe urrejtje ndaj luftës së UÇK-së dhe çlirimit të Kosovës nga Serbia, nga ky medium dhe  të tillë, në Shqipëri e sidomos në Kosovë.

Lajmin kanë filluar ta afishojnë disa jugo mediet e Kosovës, të cilat kanë pasur dhe kanë qëndrim kundër luftës së UÇK-së njëjtë me mediet zyrtare të Serbisë, por tani për tani po hezitojnë t i  komentuar veprat e atyre që i quajnë,  terroristë të UÇK-së.

Duke folur për këtë dështim të kësaj gjykate,  Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Ndërkombëtare të Avokatëve, me seli në Londër, dhe ekspert i së drejtës penale ndërkombëtare, Mark Ellis, ka deklaruar se shpërndarja  e dokumenteve sekrete të Gjykatës Speciale ka sjellë një krizë e vërtetë të ekzistencës dhe kredibilitetit të saj.

 “Ky është frikësim i pastër dhe sulm mbi gjyqin, mbi procesin, mbi gjyqin e drejtë. Nëse jeni në një mjedis, ku grupe ose individë ofrojnë informacione për emrat dhe adresat e dëshmitarëve, atëherë i gjithë procesi, në thelb, kolapson. Nuk mund të funksionojë kjo mënyrë e procesit  ka saktësuar  Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Ndërkombëtare të Avokatëve, me seli në Londër, Mark Ellis për Radion Evropa e Lirë. Gjykata Speciale e cila ka për mision diskreditimin e një populli, i cili  me shekuj ka luftuar për çlirim, ka për qëllim diskreditimin e një lufte çlirimtare të cilën e ka ndihmuar forca më e madhe ushtarake e botës, sikur ka qenë dhe është NATO-ja, dhe ka për qëllim ta amnistojë Serbinë kriminale, që ka masakruar dhjetëra mijëra shqiptarë, boshnjakë, kroatë e të tjerë dhe ta barazojë me krimet e pretenduar të UÇK-së po e zëmë se paskan vrarë disa dhjetëra spinë të Serbisë së Milosheviqit, doemos se do të dështojë, në mos ka dështuar që më shumë se pesë vite.

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …