Kriminelët serb

RKL: Gjykata Speciale nuk akuzon kriminelët shqiptarë, milicë të MUP-it të Serbisë që kanë vrarë bashkëkombësit e tyre

Gjykata Speciale nuk gjykon policët shqiptarë të MUP-it të Serbisë, si Agim Sahitaj, nga Sopia, Selim Selmanaj, Sahit Zogaj, nga Malisheva, Bekim Sahitaj nga Sopia, Ilaz Vranovci nga Tërna e të tjerë të cilët  ishin policë aktivë të degës së MUP-it serb në Prizren dhe në Therandë. 1).  Në secilën komunë të Kosovës, MUP-i serb i kohës në Milosheviqit ka  evidentuar nga dhjetëra milicë shqiptarë të Serbisë, të cilët kryesisht kanë ikur nga vendi pas luftës. Disa prej tyre ende punojnë në Policinë e Kosovës, deri në kreun e saj. Disa prej tyre kanë qenë edhe në radhët e UÇK-së dhe kanë mbajtur lidhje të ngushta me një segment të krerëve të luftës.

Ngritja e akuzës, deri tani vetëm kundër një kolaboracionisti shqipfolës nga Prokuroria Speciale e Kosovës, është rast sui generis, në radhë të parë sepse kjo po ndodh për herë të parë, në Kosovë, 18 vjet pas luftës dhe nuk dihet publikisht se e ka lejen e EULEX-it, për hapjen e kësaj procedure. Përderisa kriminelit iu ka caktuar një muaj paraburgim, EULEX-i ka kohë që atë ta lirojë sikur ka liruar deri tani në gjithë kriminelët e MUP-it të Serbisë, jo pak prej tyre shqipfolës, kolaboracionistë dhe apatridë.

Polici i MUP-it serb, Agim Sahitaj akuzohet se ka marrë pjesë në likuidimin e shqiptarëve në fshatin Sopi, konkretisht në prill të vitit 1999. Në një shkrim të botuar nga Kallxo.com thuhet se  Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur akuzë kundër kolaboracionistit famëkeq, Agim Sahitaj  nga fshati Sopi i Therandës  (ish-Suharekë), i cili  në bashkëpunim me forcat kriminale serbe, gjatë luftës në Kosovë kreu krime lufte kundër familjes, Elshani ndërsa mori pjesë edhe në dëbimin  e bashkëfshatarëve të vetë nga ky fshat.

Ky kriminel në shërbim të regjimit të Milosheviqit jeton në Gjermani dhe vazhdimisht i viziton familjarët në Sopi.

Prokuroria Speciale pretendon se gjatë kohës së luftës, konkretisht në prill të vitit 1999, Agim Sahitaj, i uniformuar dhe i armatosur, ka vepruar së bashku me pjesëtarët e forcave serbe ku kanë vrarë, plagosur, rrahur, maltretuar, plaçkitur dhe dëbuar me forcë nga shtëpitë e tyre në drejtim të Shqipërisë popullatën civile shqiptare. Prokurori i prokurorisë speciale, Sylë Hoxha gjatë leximit të kërkesës mbi caktimin e masës së paraburgimit ka deklaruar se i dyshuari në bashkëkryerje ka kryer krime kundër civilëve shqiptarë. “Gjatë vitit 1999 me datën dy prill, Agim Sahitaj së bashku me pjesëtarët e forcave serbe kanë hyrë në një shtëpi në fshatin Sopi të Suharekës, ku aty edhe ka plagosur në këmbën e djathë S.E., ndërsa ka vrarë në vend A.K., pastaj i dyshuari ka shtënë në drejtim të A.E., por për fat nuk e ka qëlluar”, ka thënë prokuroi i rastit Sylë Hoxha.

Prokurori gjatë deklaratës së tij gjithashtu tregon se si po atë ditë i dyshuari Agim Sahitaj ka maltretuar, plaçkitur e dëbuar civilët shqiptarë nga fshati i tyre.

“Po ashtu në ditën kritike i njëjti në bashkëkryerje me personat e tjerë ka marrë pjesë në plaçkitje, rrahje, maltretime dhe se në të njëjtën ditë në fshatin Sopi janë vrarë 38 civilë shqiptarë. Siç shihet nga shkresat e lëndës shihet se i dyshuari me bashkëkryerësit e tjerë i kanë dëbuar fshatarët e fshatit Sopi që të largohen në drejtim të Shqipërisë” pretendon prokuroria.

Në dosjen e lëndës nuk sqarohen arsyet pse edhe 18 vite pasluftës prokuroria nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për të hetuar këto veprime të dyshimta, përderisa njëra nga arsyet kryesore të caktimit të paraburgimit është rreziku që i dyshuari të ikë nga vendi.

Sahitaj është arrestuar javën e kaluar me urdhër të Prokurorisë Speciale ndërsa do qëndrojë në paraburgim për 30 ditë, nëse nuk lirohet nga EULEX-i sikur zakonisht lirohen kriminelët serbë dhe ata shqipfolës që iu kanë marrë pjesë aktive dhe sistematike  në vrasjen e civilëve shqiptarë.

Gjykata Speciale kundër UÇK-së do t’i dënojë rastet kur luftëtarët e lirisë, gjatë kohës së luftës kanë vrarë apo vetëm kanë rrahur ndonjërin nga këta bastardë. Agim Sahitaj sipas shumë dëshmive, të bashkëfshatarëve, familjarët e  të cilëve edhe i ka vrarë, ka marrë pjesë në aksionin e likuidimit dhe dëbimit të popullatës civile dhe ka shpëtuar pa asnjë therrë në këmbë. Për më tepër ai bën jetën luksoze me krejt familjen në Gjermani, vjen dhe i viziton vëllezërit në fshatin Sopi, shëtit krejt lirshëm nëpër rrugët e fshatit, të cilat i ka larë me gjakun e bashkëfshatarëve, është dëshmitar i mbrojtur i EULEX-it. Kështu ka jetuar i lirë duke e trajtuar veten të pafajshëm, Agim Sahitaj, i cili as tani nuk ndihet fajtor, sepse ka vepruar sipas direktivave të regjimit të  Serbisë, të cilit i ka shërbyer pa pikë brejtjeje të ndërgjegjes,  meqë ka qenë milic i rregullt i formacioneve, të cilat kanë marrë urdhra nga Beogradi dhe  kanë vrarë e kanë masakruar mijëra shqiptarë, në Kosovë,  në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq.

Të përkujtojmë me këtë rast se gjatë luftës në Kosovë, nga barbarët serbë dhe bashkëpunëtorët e tyre,  janë vrarë më shumë se 1.200 fëmijë prej moshës disa muaj e deri në moshën 16-vjeçare. Kush është dënuar deri sot  qoftë edhe për një rast të vetëm të vrasjes së fëmijëve nga kriminelët serbë dhe bashkëpunëtorët e tyre në Kosovë?

Raste si këto flasin  shumë për qeveritarët tanë, pozitën dhe opozitën, që trimërinë e tyre ia shpërfaqin duke u munduar t ia nxjerrin sytë njëri tjetrit dhe nuk duan të dinë se kanë kaluar 18 vjet nga lufta dhe kriminelët bëjnë jetën e tyre të lirë në Kosovën, e cila pretendohet se është e lirë dhe e pavarur por  pa sistemin e vet të drejtësisë.

Ka mbetur ( thënë ironikisht) vetëm që familjarët e të viktimizuarve, tani t’ iu kërkojnë falje kriminelëve dhe xhelatëve, sepse ata që kanë kërkuar dhe po kërkojnë drejtësi qe 18 vjet, tanimë  janë bindur se ajo e ka humbur rrugën dhe është nisur në një drejtim tjetër. Ky stigmatizim ironik, pezmatues ka të bëjë me qindra kriminelë që sot shëtisin lirshëm nëpër Kosovë, vizitojnë lirshëm vendet ku kanë kryer krimet, disa nga ata marrin rroga nga buxheti i Kosovës, disa nga ata i shohim edhe kur marrin pjesë nëpër akademi  ku përkujtohen dëshmorët, disa i kemi zyrtarë të lartë në polici, prokurori, gjykata dhe në të gjitha institucionet, e ne presim drejtësi, derisa krerët më të lartë të vendit dhe dy të treta e deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë miratuar themelimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së.

1.) Misko Nisovic, pripadnik RDB MUP-a Srbije, iz Prizrena, Agim Sahitaj, radnik MUP-a Srbije, iz sela Sopina, Selim Selmanaj, bivsi policajac, Sahit Zogaj, bivsi radnik RDB, iz Maliseva, Bekim Sahitaj, iz sela Sopine, i Iljaz Vranovci, penzionisani radnik RDB, iz sela Trnje… http://www.arhiva.srbija.gov.rs/video/kosovoreport2.pdf

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …