leoni

Hajrush Kurtaj: Rruga luftarake e Brigadës 162 “Agim Bajrami” filloi në mars 1998 me ardhjen e komandantit, Agim Bajrami

Hajrush Kurtaj: Rruga luftarake e Brigadës 162 “Agim Bajrami” filloi në mars 1998 me ardhjen e komandantit, Agim Bajrami

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e udhëhequr nga Komandanti Legjendar Adem Jashari, ishte arritja më kulmore në historinë tonë e cila i ndërroi rrjedhën e historisë. Ajo e vulosi fillimin e luftës për çlirimin e Kosovës, por edhe fitoren e kësaj lufte, ndërsa familja Jashari u bë shembulli më kuptimplotë i sakrificës dhe i flijimit për lirinë e saj, në ato përmasa madhështie që i kalojnë kufijtë e reales dhe marrin konturat e legjendës.

Brigada 162 “Agim Bajrami” kishte zbatuar strategjinë dhe direktivat e Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandës së Zonës Operative të Nerodimes, duke zbatuar në përpikëri detyrat që shtroheshin para saj.

Rruga luftarake e Brigadës 162 “Agim Bajrami” ka filluar në mars të vitit 1998 me ardhjen e komandantit Agim Bajrami, i emëruar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Ka bërë koordinimin e vijave furnizuese për UÇK-në, ka formuar njësitë e furnizimit, ka formuar njësitin i cili ka udhëtuar më 18 korrik 1998 për në Tropojë për t’u armatosur dhe përgatitur ushtarakisht dhe ka vendosur njësitet e Kaçanikut më 4 gusht 1998 në pikën e luftës në  Jezerc.

Brigada jonë, në luftën çlirimtare, ka dhënë 95 dëshmorë të lirisë. Në mesin e tyre edhe dy komandantë të Brigadës: “AGIM BAJRAMI” dhe “QAMIL ILAZI”, dhe njërin nga guerilët e parë të njësive të armatosura, dëshmorin: Ismajl Raka.

 Më 9 gusht 1998, plagë të lirisë ka marrë, Afrim Bajrami në Pashtrik.

 Më 10 gusht 1998, në luftë ballë për ballë me armikun në Gabrricë, bien heroikisht: AGIM BAJRAMI, BESNIK BEGUNCA dhe XHELADIN KURTAJ.

 Më 16 gusht 1998, bie në pritë dëshmori, Shaban Demnika.

 Më 11 shtator 1998, në udhëtimin zyrtar për në Kaçanik mori plagën e lirisë luftëtari Muhamet Zenuni.

 Në betejën e 28 shtatorit 1998, në Jezerc, bien  dëshmorë Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu  si dhe plagë të lirisë merr luftëtari Islam Hasaj.

Më 14 dhjetor 1998, në kufirin shqiptaro-shqiptar bie dëshmor Veli Ballazhi.

Më 15 janar 1999,në Reçak bie dëshmor  Ali Beqa.

 Më 21 shkurt 1999, në Han të Elezit bien dëshmorë: Gafurr Loku e Driton Loku.

 Më 26 shkurt 1999, gjatë luftimeve në Puset e Nikës, plagë të lirisë marrin këto luftëtarë: Servet Kalisi, Mehmet Bilalli dhe Murat Loku.

Në betejën e 28 shkurtit 1999,  në Gajre, bie dëshmor  Hetem Hasaj, ndërsa  plagë të lirisë marrin këta luftëtarë: Naser Hasaj, Ekrem Ahmetaj dhe Bekim Vishi, si dhe vritet plaku 65 vjeçar Rrustem Çallaku, kurse plagoset plaku 75 vjeçar, Fejzulla Çallaku.

Në betejën e 2 marsit 1999, te Puset e Nikës, bien dëshmorë: Xhemsedin Suma dhe Nuri Bushi.

 Në betejën e 8 marsit 1999,  në Ivajë dëshmorë, bien: Osman Luma, Qani Luma, Raif Koraçi e Murat Lika, ndërsa plagë të lirisë marrin  këta lutëtarë: Adem Kolshi, Halil Kuka, Muhamet Malsiu, Feriz Deda, Hafir Luma, Zijadin Luma, Xhelal Lika,Veton Krasniqi, Milazim Krasniqi, Shefki Terziusi dhe vritet civili Xhemil Mulaku.

 Më 9 mars 1999, në Kotlinë bien dëshmorë: Milaim Loku e Emurlla Kuçi.

Më 24 mars 1999, në Kotlinë bien dëshmorë: Ismajl Kuçi, Sali Vlashi, Nexhadi Kuçi, Xhemajl Kuçi, Neshat Rexha, Sabit Loku, Sabri Loku, Mahi Loku, Cen Loku, Adnan Loku, Izija Loku, kurse janë martirizuar: Garip Loku 45 vjeçar, Naser Fazli Loku 24  vjeçar, Vesel Vlashi 54 vjeçar, Idriz Kuçi 59 vjeçar, Zymer Loku 63 vjeçar, Minah Baki Kuçi 16 vjeçar, Sherif Kuçi 26 vjeçar, Beram Loku 27 vjeçar, Agim Loku 27 vjeçar, Ismajl Loku 25 vjeçar, Ismet Loku 22 vjeçar, Danush Kuçi 16 vjeçar, Ibush Loku 18 vjeçar, Naser Rexhep Loku 16 vjeçar.

Më 28 mars 1999, në Kaçanik bie dëshmorë Blerim Dema, kurse u martirizuan këta civilë nga  dora gjakatare serbo-sllave, në pragun e shtëpive të tyre, u martirizuan: Hajdin Bela, Adem Bela, Fatmir A. Bela, Xhevat Bushi, Rexhep Çallaku, Reshat Beqa, Nexhat S. Beqa, Vedat S. Beqa, Hamit Berisha, Shefket Dema, Halil Sopa, Ilaz  Nika, Adem Bushi, Hisen Tusha, Qamil Raka,  Sherife Reka-Raka (e cila nga plagët e marra vdiq në kampin e Bllacës). Po këtë ditë ekzekutohen Rexhep Teneqja si dhe vritet në shtëpi Lumije (Hajdari) Salihu, më 31 mars, Muhamet Hasani e Ramadan Elezi.

Më 4 prill 1999, bie në pritë dëshmori Razim Hasaj, duke kaluar rrugën kryesore për në Stagovë.

Ndërsa në betejën e Rakocitmë 9 prill 1999, bien dëshmorë: Fadil Çaka, Muhamet Zeneli, Ilir Zharku, Nehat Çaka, Faruk Dogani, Jehona Raka, Reshat Shehu, Adem Rakoci, Daut Rakoci, Avdurraman Shehu, Shefket Fera, Nevzad Çallaku, Kijani Bela, Nexhmush Elezi, Nexhmush Fera, Kadri Trena, Lumnie Raka, Emsale Frangu, Mukadeze Lika – Muhaxheri, ndërsa plagë të lirisë marrin këta luftëtarë: Rrustem Dema, Besnik Bajra, Nexhmedin Brruti.  Si dhe në Lagjen e Re bien dëshmorë: Izahir Troni, Habit Dullovi, Remzi Zharku, Raif Krivanjeva, Sylejman Kuka, Burim Rexha, Mynir Thaçi, Fatmir Horuni, Blerim Raka, Kadri Trena, ndërsa nga popullata civile u vranë këta civilë: Nebih H. Topojani, Zahir T. Çaka, Irfete B. Çaka, Jonuz B. Bajra, Murat S. Raka, Menduh S. Nallbani, Tefik M. Nallbani, Maksut M. Nallbani, Xhili Rexha, Hamide Z. Rexha, Mine A. Gashi, Mezrike B. Dogani, Hamit H. Shehu, Haki J. Livoreka, Xhyli B. Raka, Ekrem I. Raka, Xhemail A. Haziri, Bajrush Q. Axhami, Izjadin R. Frangu, Ilaz B. Rakoci, Osman N. Livoreka, Arif S. Raka, Nebih A. Livoreka, Avdullah Sh. Burrniku, Adnan I. Gula, Rizah H. Koraçi, Bedri A. Zharku, Aziz I. Axhami, Rufki B. Mulaku, Ramadan S. Spahiu, Afet R. Bushi dhe Maliq H. Zharku. Në Biçec merr plagë të rëndë të lirisë Fadil Bunjaku dhe ndërron jetë në spitalin e Tetovës. Në Nikaj marrin plagë të lirisë këta luftëtarë: Shefki Guri dhe Jashar Selimi. Në çafën e Drenushës, bie dëshmori Imer Vila, kurse në kufirin shqiptaro-shqiptar në Koshare, bien dëshmorë: Imri Curri dhe Abush Loku.

Më 13 prill 1999,  në  Sllatinë bien dëshmorë: Hysen Elezi dhe Ramadan Xhokli, ndërsa merr plagën e lirisë  luftëtari, Ramadan Murseli,ndërsa nga popullata civile u vranë këta civilë: Ilir Osman Çaka 15 vjeçar, Jakup Mustafë Çaka 37 vjeçar, MahmutHasan Çaka 45 vjeçar, Qemajl Jashar Deda 47 vjeçar, Nazmi Elezi 29 vjeçar, Vesel Elezi 41 vjeçar, Brahim Lama 52 vjeçar, Hebib Lama 18 vjeçar, Ibrahim Lama 52 vjeçar, Izahir Ilaz Salihu 16 vjeçar, Kemajl Ilaz Salihu 29 vjeçar, Sabri Ilaz Salihu 35  vjeçar, Shyqeri Beqir Halili 46 vjeçar. Më 16 prill, në Koshare, bie dëshmor, Zekir Dardhishta.

Më 22 prill 1999, në udhëtim zyrtar, për në Maqedoni bien dëshmorë në rajonin e Gorancës: Feriz Guri e Xhevdet Guri.

Më 24 prill 1999, armiku përdori edhe mënyrat më të paimagjinueshme për realizimin e krimeve dhe në ushtrimin e tyre nuk kurseu as fëmijët, siç ndodhi edhe në lagjen Koxha, ku pre e minave të kurdisura si lodra, ranë fëmijët: Osman J. Koxha, Burim F. Koxha, Edon B. Koxha, Fisnik Sh. Koxha dhe Valdet I. Koxha, ndërkaq në minat në kufi (te Livadhi i Llokmës), bie Osman Jezerci, Selbete Kuka, Miradije Kuka dhe një fëmijë 8 vjeçar, si dhe plagosen  Mynyre Kuçi e një fëmijë 2 vjeçar.

Më 25 prill1999, gjatë udhëtimit, për në Maqedoni, bie dëshmor Sakip Mulaku.

Më 27 prill 1999, në Sllatinë bie dëshmor Shaban Elezi,

Më 30 prill 1999, në Gjurgjedell bie dëshmor,Ejup Dushkaja.

 Më 10 maj 1999, plgë lirie ka marrë Ixheret Murseli, në qafë të Morinës

Më 13 maj 1999, plagë të lirisë ka marrë Zilfi Çaka në fshtin Bob te Livadhet e Gjata.

Më 14 maj 1999, hasen në një pritë serbe dhe bien heroikisht në krye të detyrës në fshatin Nikoc, mëhalla e Veselëve, komandanti i Brigadës, Qamil Ilazi dhe bashkëluftëtari i tij Selim Shehu, ndërsa plagë të lirisë merr përcjellësi i komandantit, luftëtari Shefket Kuka.

 Më 19 maj 1999, në Llanisht, bien dëshmorë: Hesat Axhami, Burhan Zeneli, kurse në Gjurgjedell, bien: Rizvan Bela dhe Xhezahir Bela.

Më 21 maj 1999,  në Runjevë, bie dëshmor Kemal Thaçi dhe në Stagovë bie Ekrem Gudaçi, ndërsa  palgë të lirisë merr luftëtari,  Rrahim Sadiku, kurse dy ditë më herët   plagën e lirisë  merr luftëtari Rufki Krraba.Në këtë ofensivë, nga forcat serbe, u vranë këta civilë: Hanife Gudaçi- 77 vjeçare, Fitim Gudaçi- 7 vjeçar, Brahim Dashi- 31 Vjeçar, Hamdi Dashi- 53 vjeçar, Ramadan Dashi- 58 vjeçar, Ramush Jaha- 75 vjeçar, Hanife Jaha- 94 vjeçare, Fahri Mani- 56 vjeçar, Selvije Krivanjeva- 89 vjeçare, Sevdije Guri- 54 vjeçare, Bahrie Elezi- 56 vjeçare, Baki Bela- 72 vjeçar, Ibush Rrushi- 59 vjeçar, kurse civil të plagosur:Beredin Dashi, Shukri Dashi, Lirije Krraba, Mevlide Sallahu, Nerimane Gudaçi, Fikrije Gudaçi, Shefije Bruti.

 Më 22 maj 1999, në  Dubravë të Istogut, në burg pushkatohen: Avdylgafurr Luma, Danush Kurtaj, Mejdi Dalloshi, Tefik Raka dhe Suad Brava.

Më 25 maj 1999, në Kukaj bien dëshmorë: Shaqir Kuka e Sakip Hysa, në Biçec bien: Sadik Guri, Qemal Guri, Nazmi Osmani, Avdullah Baftiu, ndërsa plagë të lirisë marrin luftëtarët: Zekirija Vishi, Mustafë Bunjaku, Afet Dalloshi, Xhemil Dalloshi dhe  Ferid Guri, nga popullata civile u vranë këta civilë: Milaim Vishi, Rrahim Vishi, Sylejman Guri (të kidnapuar dy javë më parë), Hajrush Qorri me fëmijët: Fetije e Artan Qorri, Rexhep Qorri, Ali Tusha, Xhemajl Tusha, Sami Tusha, ndërsa Faton Qorri u plagos rëndë.

27 maj 1999, plagë të lirisë ka marrë në Gorozhub Lumturie Bela. Si dhe gjatë muajit maj nga forcat serbe janë vrarë këta civilë: Fadil (Nazmi) Berisha, Emine (Abaz) Bushi- Gashi, Xhemajl (Adem) Haziri, Sherif (Sylejman) Kuçi, Isen (Nebih) Suma, Shaip (Sadri) Malsiu, Ramadan (Isen) Mulaku, Xhemil (Ramadan) Mulaku, Ibadete (Bajram) Reka – Shehu, Zylbehar (Rizah) Reka, Ramadan (Isen) Rexha, Ali (Faik) Sallahu, Adem (Qahil) Sallahu, Zejnepe (Ramadan) Tafili, Zenete (Ibrahim) Tafili, Aziz (Islam) Axhami, Bajrush (Bedri) Tafili, Avdullah (Shaip) Burrniku, Rafiz  Curri, Rushit (Elmaz) Luta, Asan (Selam) Hasallari, Faik (Rizah) Kiki, Januz Kaloshi, Xhevat (Shukri) Bushi, Nerimane (Nuhi) Guri, Tahir (Rrahman) Guri, Rexhep (Maksut) Teneqja, Menduh (Shabi) Bushi, Demir ( Selman) Sylejmani, Fadil (Nebih) Dernjani.

Në prag të lirisë, më 3 qershor 1999, bie në krye të detyrës Kemajl Kolshi, si dhe pas çlirimit gjatë pastrimit të fushave të minuara nga forcat serbe bie në fushë të minuar luftëtari Sami Malsiu dhe merr  plagë të rëndë të lirisë.

Më 25 tetor 1999, në krye të detyrës bie dëshmor, Avni Shehu me bashkëluftëtarët: Naim Beka dhe Agim Matoshi dhe një vit pas marrjes së plagës së lirisë ndërron jetë luftëtari Ekrem Ametaj.

Rruga luftarake e Brigadës 162 “Agim Bajrami” ishte e gjatë dhe plot me sakrifica, por ajo ishte edhe e lavdishme. Ajo zhvilloi luftime të përgjakshme në tërë territorin e Kaçanikut me rrethinë. Në tërë territorin gjeografik të Kaçanikut, përveç luftërave të ashpra frontale kundër një ushtrie përpjesëtimisht më të madhe me një ushtri shumë më të vogël dhe të pabarabartë, kuptohet edhe me gjakun e shtrenjtë të kësaj popullate: të fëmijëve, të grave, të pleqve, të luftëtarëve trima, kjo hapësirë shërbeu edhe si urë kaluese jo vetëm e udhëheqësve të lartë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, por edhe urë transportuese e pajisjeve të mjeteve luftarake për tërë ushtrinë çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – X

-112- Për përdorim të kufizuar J C R Gray Esq                                                                                           Ambasada britanike FCO                                                                                                                     Beograd I …