RKL: Jack Smith, habitet pse në Kosovë është një grup "njerëzish të fuqishëm" që nuk e duan Gjykatën Speciale

RKL: Jack Smith, habitet pse në Kosovë është një grup “njerëzish të fuqishëm” që nuk e duan Gjykatën Speciale

Prokurorit i Gjykatës Speciale, Jack Smith, gjatë seancës kundër ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hyseni Gucati dhe Nasim Haradinaj, ka deklaruar në Kosovë është një grup njerëzisht të fuqishëm që nuk e duan ekzistencën e Gjykatës Speciale. Ai ka thënë se ata që janë kundër gjykatës e dinë mirë se faktet që do t`i zbardhë zyra e Prokurorit nuk do të lënë dyshime se ideja që asnjë ushtar i UÇK-së nuk ka kryer krime, është e rreme. Në këtë grup, kryeprokurori Smith i ka futur edhe z. Hysni Gucati dhe z. Nasim Haradinaj, që sipas tij, janë kundërshtarë të speciales, ndërsa denigrojnë bashkëpunëtorët e saj duke i quajtur spiunë e kolaboracionistë. Prokuroi Smith, do të duhej ta dinte se kundër kësaj gjykate inkuizicionale janë të gjithë shqiptarët liridashës të Kosovës, jo vetëm një grup i fortë, por janë  të gjithë veteranët e invalidët e luftës, të gjitha familjet e martirëve dhe të dëshmorëve, të gjithë shqiptarët që e duan lirinë dhe kanë dhënë kontribur kush sa ka mundur.

Gjykatën Speciale e përkrahin  bashkëpunëtorët e regjimit të Milosheviqit, bijtë e bijat e inspektorëve  të UDB-së kohës së Titos e të Rankoviqit, mbase jo të gjithë, pastaj dy tri mediume, si Bota sot dhe Koha Ditore,  të cilat i udhëheqin ish bashkëpunëtorët e regjimit serb dhe pak më shumë se dyqind dëshmitarë të mbrojtur, të cilët gjatë marrjes në pyetje në Hagë, asnjëri prej tyre nuk ka treguar përse i ka rrahur UÇK-ja, madje pyetje të tilla nuk po iu drejtojnë as avokatët e të arrestuarve.

Secili dëshmitar, duhet të tregojë përse është rrahur, por duke qenë se shumica syresh janë të instruktuar dhe kanë marrë premtime se me familjet e tyre do të jetojnë nëpër botë dhe kurrë më në Kosovë, dihet se kush janë dhe si paraqiten ata.

Ne i njohim, i njeh rrethi i tyre, dhe të gjithë i dinë veprat e tyre në shërbim të regjimit të Miloshviqit që vrau, pushkatoi pa gjyq, dhunoi gra e nuse, vrau më shumë se 1440 fëmijë shqiptarë, të moshën nën 18 vjet, shkatërroi të gjitha zonat rurale dhe përzuri nga Kosova më shumë se 600  mijë shqiptarë.

 

Prokuroi Smith, do të duhej ta dinte se  kudo dhe në çdo luftë çlirimtare, janë likuiduar dhe likuidohen bashkëpunëtorët e armikut e sa për rrahjen e tyre, moralisht është e turpshme edhe të flitet. Në kohën kur një dëshmitar i mbrojtur ankohet se është rrahur nga ushtarët e UÇK-së, brenda asaj dite serbët kanë vrarë e masakruar më shumë se 20 apo 30 shqiptarë.  Ku qëndron morali i drejtësisë në këtë krahasim

Megjithatë, Smith, ka thënë një gjysmë të vërtetë. Pajtohem se nuk mund të absolutizohet fakti se asnjë ushtar i UÇK-së nuk ka kryer ndonjë krim gjatë luftës, por çfarë krimi qenka një e sharë apo një rrahje me grusht, në kohën kur serbët vrisnin, vrisnin brenda ditës deri në qindra  fëmijë, gra burra e pleq.

Nëse ka ndodhur ndonjë krim individual, ai nuk mund të  jetë bërë në emër të UÇK-së, ato janë krime të kryera në raste të veçanta dhe të caktuara, në luftë, më tepër aksidentale, por jo krime lufte, jo krime kundër kundërshtarëve politikë, sepse në zonat  e luftës nuk ka funksionuar aktiviteti i partive politike. UÇK-ja nuk ka qenë parti politike, por lëvizje e armatosur popullore, që ka luftuar regjimin barbar dhe fashist serb, ka qenë një forcë e organizuar ushtarake, të cilën në fund të fundit e ka përkrahur  edhe Aleanca ushtarake Veri-atlantike, e cila e bombardoi Serbinë e Milosheviqit prej 24 marsit e deri më 9 qershor të vitit 1999.

Prokurori Smith është njeri i arsimuar dhe e di fare mirë se sa bashkëpunëtorë të fashizmit janë dënuar, ekzekutuar e vrarë jo vetëm në Francë por kudo, në vendet ku  Gjermania fashiste kishte krijuar qeveritë kuislinge.

Dihet po ashtu se çka kishte ndodhur me pjesëtarët e atyre qeverive.

Në fjalorët e krejt popujve të botës janë të evidentuara fjalët: tradhtar, bastard, kolaboracionist,i shitur, i blerë, antikombëtar etj. Edhe Fjalori i gjuhës shqipe është mjaft i pasur me këto fjalë dhe sinonimet e tyre.

Pres që ndonjë bastard, kolaboracionist,  ta përkthejë këtë shkrim dhe t’ ia adresojë z Smith, me qëllim që të më denoncojë për qasjen dhe mendimet e mia.  Unë nuk do të merrem me atë punë, sepse ka kush interesohet.

Ahmet Qeriqi

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …