Marrëveshja për demarkacionin në fazën përfundimtare të procesit lë mundësi për korrigjime eventuale teknike

RKL: A kreu të martën Mali i Zi agresion në territorin e Kosovës?

Të martën, autoritetet malazeze kanë hequr tabelën kufitare që e kishin vendosur deputetët e Vetëvendosjes. Me këtë i bie që Mali i Zi është interferuar disa kilometra në brendësi të territorit të Kosovës, veprim ky që mund të merret si shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Marrëveshja për Shënjimin e Vijës Kufitare, e cila u pat nënshkruar me 26 gusht të vitit të kaluar mes ish-ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi dhe homologut të tij malazez, Igor Lukshiq. Sidoqoftë, marrëveshja në fjalë, pos që është kontestuar nga opozita, ekspertët dhe banorët e brezit kufitar, ende nuk është miratuar nga Kuvendi I Kosovës që do të thotë se ajo nuk është e plotfuqishme. Në një situatë të tillë i bie që Mali I Zi ka bërë diversion në territorin e Republikës së Kosovës. Por kështu nuk mendojnë institucionet përkatëse të sigurisë si Ministria e Punëve të Brendshme, Policia kufitare dhe FSK-ja meqë nuk ka pasur kurrfarë reagimi ndaj hyrjes së autoriteteve malazeze në territorin e Kosovës. rkl/

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …