RKL: Mashtrimi dhe manipulimi i lajmeve në disa mediume të vendit

Mediet kudo në botë, por edhe në Kosovë disponojnë mundësinë e fuqishme të ndikimit në opinionin publik. Ky ndikim bazohet në mundësinë auditive dhe vizuale që disponon mediumi dhe që e vë në shërbim të dëgjuesit e të shikuesit. Duke qenë se njerëzit kanë  prirje të natyrshme  që për të gjitha ndodhitë të informohen nga shtypi i shkruar dhe mediet elektronike, mediet janë ato që bëjnë përpjekje t’i mbajnë dëgjuesit sa më afër duke plasuar informata, komente, analiza por edhe programe të ndryshme të kulturës, artit, argëtimit, sportit etj. Në këtë garë, shumica dërrmuese e medieve  nuk përfillin në nivel të duhur  kodekset morale të gazetarisë, por me qëllim për të mbijetuar ato gjejnë forma të ndryshme për të krijuar apo për ta mbajtur monopolin në informim. Tani në kushte e mbulimit të planetit me internet, informata është shumëfish më e shpejtë sesa ka qenë hiq më shumë se para dy tri apo më shumë vitesh.

Në botën e konkurrencës kapitaliste, mediet mbijetojnë sipas logjikës së kapitalizmit  dhe asaj që quhet ekonomi e tregut. Me qëllim për të mbijetuar mediet vënë në përdorim të gjitha mënyrat e lejueshme dhe të palejueshme, sikur janë: sensacioni, mashtrimi, shtrembërimi i informatës, cungimi, hamendësimi, fshehja dhe manipulimi me burimin, duke u thirrur në të drejtën e  ruajtjes së fshehtësisë së burimit, etj.

 

Shumica dërrmuese e medieve elektronike dhe ato të shkruara në Kosovë kanë mungesë të theksuar kredibiliteti, mungesë të dinjitetit dhe origjinalitetit, meqë ato kanë probleme financiare dhe për të mbijetuar vënë në përdorim të gjitha format e metodat, me të cilat arrihet deri te financimi, kryesisht nga klanet e profiterëve, nga partitë politike, disa syresh edhe nga shërbimet e shumta të huaja, që janë të pranishëm në Kosovë për qëllime, politike, ideologjike e fetare. Në garën marramendëse për të mbijetuar me çdo kusht, në një vend ku është e tejshprehur shkalla e papunësisë, në një vend ku mbretëron kapitalizmi i egër, kapitalizmi i xhunglës, mediet luftojnë edhe kundër njëra tjetrës dhe vazhdimisht bien pre e garës për dominim dhe ndikim në opinion.

Vetëm ata drejtues mediesh që vendosin lidhje me politikën, me institucionet e caktuara ndërkombëtare, me kapitalistët e ndryshëm kanë shansin për të mbijetuar dhe për të përparuar, për t’u zgjeruar dhe për të ushtruan ndikim në opinion. Ndikimi i tyre në opinion nuk është ndikim i pastër, as i besueshëm dhe as i njerëzishëm, meqë ata vihen jo në shërbim të së vërtetës dhe së drejtës, por në shërbim të atij, nga i cili varen.

 

Ja një shembull i freskët për të ilustruar këtë ndikim të vrazhdë të qarqeve që manipulojnë me mediet. Ditë më parë u bë e ditur se gazeta “Bota sot”, edicioni për Kosovë është mbyllur, për shkak se pronarët e gazetës vëllezërit, Mazrekaj, kanë probleme mes veti me  pronat dhe përfitimit. Kryeredaktori i edicionit për Kosovë, Bajrush Morina, pas një pune më shumë se 15-vjeçare në këtë gazetë, njofton opinion se të dy vëllezërit që financojnë gazetën qenkan persona pa kredibilitet, njëri prej tyre ish-inspektor i Serbisë, tjetri dhëndër i grekëve. Në momentin kur pronari ndal financimin, atëherë kryeredaktori, njofton lexuesit dhe opinionin për të palarat e pronarëve, madje edhe duke iu diferencuar nga ata që e kanë financuar për 15-vjet. Krejt ngjashëm ka deklaruar edhe redaktori i një gazete pornografike të Kosovës, që ka mbijetuar me financat e LDK-së dhe të klanit Mazreku.

 

Tani shtrohet pyetja, kujt i ka shërbyer kjo gazetë e njohur për qëndrimin konstant kundër UÇK-së, me pretendime për ta krijuar bindjen se UÇK-ja e vërtetë paska qenë me Ibrahim Rugovën, me pacifistët e tij që deri në fund të luftës kanë qëndruar në Shqipëri, ndërsa mediumin më në zë për LDK-në dhe Rugovën e paskan financuar vëllezërit Mazrekaj, të cilin e ka mbështetur oficeri i KOS-it, dileri i drogës, Tahir Zemaj, dhe krejt një klan mafioz. Ja si i hapet peta lakrorit, kur mediumi mbahet vetëm me qëllim të propagandimit të një politike të caktuar, me qëllim për të krijuar ndasi, me qëllim për ta paraqitur ndryshe realitetin duke plasuar deri edhe 100 herë në ditë një gënjeshtër notorne.

 

Krejt përpjekjet e gazetës, “Bota sot” janë bërë, fillimisht me përpjekje për  diskreditimin e UÇK-së, ndërkohë që duke parë se përmasat dhe kredibiliteti i kësaj force çlirimtare  ishte  i pranuar dhe i pranishëm në  çdo shtëpi shqiptare, kjo gazetë  kishte bërë përpjekje për ta nxjerrë UÇK-në tjetër, UÇK-në pacifiste, atë pjesën e saj  të “larë” atë të Ibrahim Rugovës, duke manipuluar edhe me foton e legjendarit Adem Jashari, sepse në një rast në zyrën e Kosovës në Tiranë, kishte marrë pjesë, në kohën kur kishte qenë i pranishëm edhe kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova. Ndërkohë, mos vajtja e Rugovës për vizitë në Prekaz, pas përfundimit të luftës e deri në vdekje të tij, 7 vjet pas luftës,  ishte komentuar nga kjo gazetë si frikë, që ai dhe klani i tij kishin pasur nga ekstremistët, duke paragjykuar edhe familjen Jashari, si të tillë, edhe pse kjo familje  jo vetëm njëherë ka deklaruar publikisht se ajo është  e krejt popullit dhe shtëpitë e Jasharëve në Prekaz janë të hapura për çdo shqiptar liridashës pa dallim krahu politik, pa dallime feje, kulture, race etj.

 

Përpjekjet e gazetës “Bota sot” për të krijuar opinionin se luftën e vërtetë të UÇK-së e paska mbështetur Ibrahim Rugova, Tahir Zema, Ahmet Krasniqi, madje duke përvetësuar edhe komandantët e mirënjohur si Sali Çekaj dhe Agim Ramadani, nuk kanë dhënë asnjë rezultat, sepse UÇK-ja ademjashariane kishte rreth 18.000 ushtarë, kishte shtatë zona operative me komandantët e tyre, kishte Shtabin e Përgjithshëm me tetë drejtori, të cilat në kushte dhe rrethana lufte kanë funksionuar edhe pse jo shkëlqyeshëm, jo pa gabime, madje janë bërë edhe gabime që mund të kualifikohen si  të rënda, por duke i parë ato gjithnjë në raport me gjendjen që ishte krijuar në terren, ku Serbia  gjatë viteve 1998-1999 kishte sjellë në Kosovë rreth 50.000 ushtarë, të rregullt, pa llogaritur grupet fashiste çetnike, kishte sjellë afër  500 tanke, qindra njësi të motorizuara dhe armatim për të luftuar me një armatë të rërë të rregullt; të pretendosh në se në kushte të tilla, UÇK-ja paska pasur vetëm dy tre “komandantë” të  politikës Ibrahim Rugovës, kur ai kishte kërkuar nga NATO-ja ta ndalonte bombardimin mbi caqet ushtarake e ekonomike të Serbisë, krejt  kjo është edhe qesharake, madje edhe groteske. Dhe kësaj groteske kurrë nuk mendoj se i ka besuar një intelektual i nivelit të Bajrush Morinës apo e gazetarëve të tjerë profesionistë të gazetës “Bota sot”. Tashmë nga goja e tij po del sheshit se ai  ka shërbyer, LDK-së dhe krahut manipulues,  jo për idealizëm, por për indoktrinim dhe para së gjithash,  për përfitim. Dhe kështu si kryeredaktori i “Botës sot” u shërbejnë klaneve të tyre edhe: “Jeta BIRN-i”,  “Ekspresi” i ndragur, i cili më fund u detyrua ta mbyll nevojtoren e forumistëve, “Koha Ditore”, e cila është mbajtur dhe po mbahet kryesisht me donacione nga jashtë.  Pak më ndryshe qëndron gjendja me gazetën “Kosova sot”, “Zëri”, “Tribuna”, “Kosovapress” e ndonjë tjetër medium që ka krijuar paksa opinion dhe që mbijeton ashtu si mundet.

 

Deformimi i së vërtetës, shtrembërimi i fakteve, sensacioni, mashtrimi, shtrembërimi e cungimi i informatës për qëllime të caktuara, hamendësimi, fshehja dhe manipulimi me burimin, duke u thirrur në të drejtën e  ruajtjes së fshehtësisë së burimit, bëjnë që gazetaria jonë të vuajë me një varg sëmundjesh.

Manipulimi më i madh me informatën, me qëllime të caktuara për ta deformuar atë bëhet kur akëcili medium, për një informatë të caktuar mbështetet në të ashtuquajturat “burime të besueshme” të ndonjë diplomati, të ndonjë anonimusi apo zyrtari të lartë, pa e përmendur me emër, duke u mbështetur në të drejtën për ta ruajtur burimin e fshehtë. Kjo mënyrë e spekulimit gjithnjë është bërë dhe bëhet me qëllim për ta deformuar informatën, për ta shantazhuar politikën e caktuar dhe për të degraduar një problem të caktuar.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …