RKL: Nuk është vetëm Shkëlzen Gashi që e paraqet terroriste luftën e UÇK-së, në Vetëvendosje ka edhe shumë të tillë...

RKL: Nuk është vetëm Shkëlzen Gashi që e paraqet terroriste luftën e UÇK-së, në Vetëvendosje ka edhe shumë të tillë…

Nuk është vetëm Shkëlzen Gashi llapaqen që leh luftën e UÇK-së, në Vetëvendosje ka edhe shumë të tillë, por disa nga ata nuk janë trima si ky zagari i Albinit,  dhe mbase nuk e kanë edhe lejen e Albinit, për të reaguar. Ndërkohë aktivisti i njohur i Vetëvendosjes nga OJQ-të mercenare, një Rron Gjinovci  e ka mbështetur këshilltarin e Kurtit  në deklaratën e tij se UÇK-ja i ka vrarë 1000 serbë gjatë dhe pas luftës. Një zyrtar i lartë i kësaj parie e ka thënë publikisht se Dik Marti nuk është njeri i korruptuar, se është njeri tejet parimor dhe nuk ka ngritur akuza pa fakte. Habit vetëm fakti i shumë të burgosurve politikë në radhët e kësaj partie, që asnjëri prej tyre të mos reagojë kundër skizofrenisë së një klani shumë me ndikim në Vetëvendosje kundër UÇK-së. Mbi të gjitha habit fakti i mos-reagimit apo i vonesës së reagimit nga shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, zotëriut,  Rexhep Selimi dhe  disa të tjerëve, atdhetarë të njohur të Lëvizjes së rezistencës në pesë dekadat e fundit të luftës dhe rezistencës kombëtare në Kosovës e më gjerë.

Reagimet  e deritanishme kundër këtij bastardi shqipfolës janë kryesisht reagime të luftëtarëve të UÇK-së si dhe personalitete atdhetare e politike.

I pari ndër ta ka reaguar ish zëdhënësi i luftës së UÇK-së, Jakup Krasniqi i cili pret që organet drejtuese të LVV-së, kuptohet nëse ato janë funksionale, të distancohen seriozisht nga “patriotizmi i Dick Martit”! Nëse ato nuk distancohen, atëherë ato janë politika të VV-së. Disa shqipfolës kur i dëgjon e i sheh se si shkruajnë e çka flasin, nuk ka si mos të të vije keq për cektësinë e mendimit që shfaqin në publik, ndoshta nuk është edhe faji i tyre, flasin aq sa edhe dinë. Disa njerëz, kur flasin e shkruajnë për shekujt e robërisë apo për pak vitet e Lirisë, tërë mllefin e tyre e shfryjnë ndaj kontribuuesve të Lirisë e të Lavdisë, kuptohet në krahasim me shekujt e shumët të robërisë! Edhe sot në medie tona, pretenduesit e majave shtetërore apo ata që janë ngritur në majat shtetërore e bëjnë të njëjtën gjë, sikur vërtet nuk kanë probleme të tjera për rreth tyre, por problemet i kërkojnë dhe i shohin vetëm e vetëm brenda përbrenda kombit e shtetit apo shteteve që i krijuan të virtytshmit e kombit. Mbase edhe nuk kanë faj pasi lloji i njerëzve që kurrë atdheut e kombit nuk ia bënë ndonjë argat për të qenë, kaq shohin e kaq dinë, mbase edhe kaq bëjnë! Të paditurve edhe nuk duhet tua zëmë për të madhe! Kur heshtin të urtët e virtytshëm, axhamive u falet hapësira e veprimit!

Si përfundim: Në vitin 2010, Raportin e Dick Martin e kam quajtur -Raport racist. Çdo shqiptar që D. Martin e quan PATRIOT, qoftë në shërbim të Kryeministrit apo kudo tjetër, është kolaboracionist e në shërbim të politikave gjenocidiste të Millosheviqit!

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që ta shkarkojë këshilltarin e tij, Shkëlzen Gashi i cili ka bërë deklarime publike për  UÇK-së se ajo gjoja ka kryer  krime lufte. Lekaj ka thënë se është e dhimbshme se si një Këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Kosovës fyen rëndë historinë dhe themelet mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë. “UÇK-ja është e shënuara me shkronja të arta në historinë e Kosovës. As Ju dhe as Dick Marty nuk do ta njollosni kurrë këtë histori të lavdishme”, është shprehur Lekaj. “Një këshilltar i tillë nuk ju duhet, as juve Kryeministër në largim. Prandaj nëse ju nuk mendoni njëjtë si këshilltari juaj, atëherë shkarkojeni atë. Kjo frymë e krijuar na dëmton thellë si shoqëri dhe duhet të parandalohet sa më parë”.

 

Një reagim emocional kundër këshilltarit të Albin Kurtit e ka shprehur edhe Andin Hoti, djali i veprimtarit të shquar Ukshin Hoti i cili vazhdon të jetë i zhdukur nga lufta e fundit, i ka kërkuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që ta shkarkojë këshilltarin e tij Shkelzen Gashi, i cili ka deklaruar  se UÇK dhe ushtarët e saj kanë vrarë mijëra civilë serbë të pafajshëm gjatë dhe pas luftës. Jo si anëtar i ndonjë partie politike, por si djali i një Heroi të Kosovës, apo si djali i Ideologut tënd (kështu ke deklaruar) Ukshin Hotit , si nip i një Dëshmori të Kombit nga rradhet e UÇK-së, si djali axhës i një tjetër Ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si nip i disa Ushtarëve të UÇK-së, si djalë i 2 të burgosurve politik, si nip i një të burgosuri politik, por gjithashtu si një djalë i rritur në sakrificat më të rënda përballë Serbisë, PO TË LUTEM: SHKARKOJE KËTË ZAGAR! Dhe jo vetëm kaq dërgoje edhe në Prokurori. Pavarësisht mendimeve tona politike, që mund të jenë të kundërta, asnjëherë nuk e kam menduar një anti-shqiptarizëm tek ju, e as nuk dua ta mendoj!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës,  Bajrush Xhemaili përmes një postimi ka reaguar rreth deklaratave kundër UÇK-së, të Shkëlzen Gashit, këshilltar i  kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Ai ka thënë se Albin Kurtin nuk e lanë as shkarkimi i Shkëlzen Gashit, sepse e ka emëruar këshilltar duke i ditur qëndrimet e tij anti UÇK, e antikombëtare, qysh heret! Kjo deklaratë e Shkëlzen Gashit nuk është aksidentale, përkundrazi është në linjë me botëkuptimin e një antare tjetër të VV-së, deputetes Kollçaku, e shumë të tjerëve. Pse e ka emëruar Shkëlzen Gashin e di veç Albin Kurti, për diçka po…!

Edhe Partia Demokratike e Kosovës i konsideron skandaloze deklaratat e Shkelzen Gashit, këshilltarit të Kryeministrit të shkarkuar Albin Kurti, se UÇK-ja ka kryer krime dhe vrasje të civilëve gjatë luftës në Kosovë.  Pikërisht në ditën kur Albin Kurti promovoi Shkelzen Gashin, duke i dhënë mbështetje në konferencë të përbashkët për media, Gashi deklaroi se UÇK ka kryer krime.

Qëndrimet e Gashit shpërfaqin mendësinë e turpshme antishqiptare e antikombëtare të shefit të tij dhe subjektit politik, Lëvizja Vetëvendosje, se kushdo që ka luftuar për liri dhe që ka bartur emblemën e UÇK-së në krah është vrasës, kriminel dhe duhet të dënohet.

Pa fije turpi, ai nuk përmendi as një krim të Serbisë të kryer ndaj Kosovës, të vrasjes së civilëve shqiptarë dhe për fatin e mbi 1600 personave që rezultojnë të zhdukur. Ai zgjodhi të rreshtohej kundër popullit të vet dhe jo kundër Serbisë, e cila kurrë nuk kërkoi falje dhe nuk dha llogari për krimet në Kosovë.

Jo vetëm kaq, këshilltari i Kryeministrit e glorifikoi figurën e Dick Martyt dhe raportit të tij kundër UÇK-së për kinse vrasje të civilëve, të një njeriu i cili ishte kundër pavarësisë së Kosovës dhe raportin e tij e kishte hartuar me udhëzimet e shteteve armike të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sot u dëshmua se Kryeministri i shkarkuar Kurti dhe të gjithë njerëzit e këshilltarët e tij mendojnë sikurse Dick Marty dhe Serbia – se shqiptarët kanë kryer krime, se UÇK-ja nuk ka luftuar për liri dhe se Kosova duhet të kthehet nën Serbi.

Kjo deklaratë vjen si përshkallëzim, pas një vargu lëshimesh dhe cenimesh të interesave kombëtare që ka bërë Kurti me ekipin e tij në javët e fundit.

Kjo deklaratë poshtëruese ndaj UÇK-së e bashkëpunëtorit të Kurtit vjen pas pranimit të turpshëm të 1000 testeve lëmoshë nga Serbia që edhe sot u përmendën në Këshillin e Sigurimit, pasi zëvendësi i tij Haki Abazi shpalli për herë të parë ndarjen e veriut dhe pasi Ministri i tij Vitia dha lejen për hyrjen dhe veprimin në Kosovë të qindëra zyrtarëve shtetërorë të Beogradit.

PDK kërkon nga çdo qytetar i Kosovës, çdo parti politike, çdo organizatë dhe veçmas nga anëtarë të ndërgjegjshëm të Lëvizjes Vetëvendosje që ta dënojnë dhe të distancohen nga kjo mendësi që hapur dhe nën petkun shtetëror kërkon të dënohen ushtarët e UÇK-së dhe populli i Kosovës. Kjo mendësi sot ka fyer rëndë dëshmorët, invalidët e luftës, familjet e tyre dhe veteranët e luftës çlirimtare.

Është e natyrshme të priten edhe shumë reagime të tjera kundër luftës së UÇK-së  dhe në mbështetje të deklaratave të këshilltarit të Albin Kurti, Shkëlzen Gashi edhe të disa prej krerëve të Vetëvendosjes sikur janë: Husamedin Ferraj, Haki Abazi, Boiken Abazi, Fatmira Kollçaku, Flora Pacolli pastaj gazetarët e njohur me qëndrimet e tyre kundër UÇK-së si Adriatik Kelmendi Flaka e Veton Surroi, Vehbi Kajtazi, Parim Olluri, Arben Idrizi, dhe jo pak të tjerë. Këta edhe mund të mos deklarohen hapur, por me shkrimet e tyre kundër UÇK-së madje edhe kundër legjendarit, Adem Jashari,  kanë treguar pozicionin e tyre antikombëtar dhe në pozitat e tyre kundër UÇK-së janë vëllezër siamezë me Shkëlzen Gashin, por edhe me Albin Kurtin,  krejt derisa ai të mos deklarohet publikisht se i mbështet qëndrimet e këshilltarit të tij,  apo jo.

Realisht për prononcimet pa fakte kundër luftës së UÇK-së të këshilltarit, Shkëlzen Gashi ai sot do të duhej të thirrej në Prokurori, për të dëshmuar se cilët janë 1000 serbët e vrarë nga UÇK-ja  dhe cilët janë vrasësit e tyre. Po Prokuroria, Policia e AKI-ja aktualisht janë nën dirigjimin e Albin Kurtit dhe Xhelal Sfeclës dhe kanë punë të tjera në shkarkimin e kuadrove, të cilët nuk i përkasin Vetëvendosjes dhe në zëvendësimin e tyre me kuadro të Vetëvendosjes…

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …