Brickos

OEK propozon që nga java e ardhshme Prishtina të largohet nga karantina dhe të lejohet puna në disa sektorë që nuk paraqesin rrezik

OEK: Prishtina të largohet nga karantina dhe të lejohet puna në disa sektorë që nuk paraqesin rrezik

Oda Ekonomike e Kosovës në një konferencë për media për hapat e ardhshëm në menaxhimin e situatës ekonomike, pas përhapjes së pandemisë COVID-19, ka propozuar që në javën e ardhshme Prishtina të largohet nga karantina, të lejohet puna në sektorë që kanë rrezikshmëri të ulët, siç janë ndërtimtaria dhe prodhimi. Po ashtu të futen mjetet në qarkullim dhe vazhdohen lehtësirat fiskale. Kryetari i OEK, Berat Rukiqi ka folur për hapjen e rrugës drejt ekonomisë, i cili tha se gjatë muajit maj të mundësohet fillimi punës në tërë zinxhirin e shitjes me pakicë, përkatësisht në objekte 800 metra katror. Ai po ashtu tha se duhet të mundësohet fillimi i punës në tërë sektorin e shërbimeve, duke filluar nga java e tretë majit në tërë Kosovën, si dhe të hartohet plani operacional për hapjen e graduale të HORECA dhe transportit.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Grubi: Fitore historike në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, triumf për Maqedoninë Evropiane

Artan Grubi nga BDI-ja, pas rezultateve të para në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, …