RKL

RKL: Përderisa Thaçi mohon të ketë përmendur ndonjëherë Shqipërinë e Madhe, Schindler thotë se ajo është realitet

Frika eufemistike që kanë shumica dërrmuese e politikanëve shqiptarë nga emërtimi “Shqipëri e Madhe”, nuk i ka penguar ekspertit amerikan për siguri dhe ish-analistit të Agjencisë Kombëtare,  John Schindler, ta thotë me gojë-hapur se Shqipëria e Madhe tashmë është realitet dhe  është fat që po bëhet në mënyrë paqësore. Ky shkrim i këtij analisti, natyrisht se shpreh mendimet e tij, që nuk është e thënë të jenë zyrtare, por janë pikëpamje të avancuara dhe të pjekura politike, që shkojnë në akord me zhvillimet gjeostrategjike në rajonin e Ballkanit dhe nuk janë pikëpamjet e vetme të analistëve perëndimorë.

Mbase ky shkrim i një analisti të mirënjohur shkund nga rezignata politikanët tanë, të cilët i frikëson ky gogol, jo i shpikur nga Serbia, por nga politikanët pacifistë e mendjerobëruar, të cilët shumë më tepër e duan status-quaonë, me qëllim për të sunduar vetë, në tri vende shqiptare,  sesa në një shtet të përbashkët, ku do të kishte vetëm një Qeveri dhe një Kuvend. Fakti se kemi sot tri Kuvende të cilat i udhëheqin shqiptarët, në Shqipëri, në Kosovë dhe tani edhe në Maqedoni, tregon se Shqipëria e madhe nuk është më fantazmë frike e së kaluarës por një realitet faktik, një realitet etnik e gjeostrategjik dhe nuk kemi të bëjmë me një eufemizëm naiv të politikanëve të dështuar, por me një realitet, i cili është rezultat i kthesave të mëdha që kanë bërë luftërat e tri ushtrive tona çlirimtare si dhe ndihmesa e pakursyer e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe NATO-s.

Analistët, historianët, njohësit e rrethanave gjeopolitike dhe gjeostrategjike në rajon, e dinë mirëfilli se trojet shqiptare në të kaluarën kanë qenë pre e fqinjëve grabitqarë, të përkrahur fuqishëm mbi baza fetare nga shtetet e Evropës dhe nga Rusia Cariste e kohës.

Sot në kohën e zhvillimit të hovshëm të demokracisë, të avancimit të të drejtave të njeriut dhe të drejtat e kombeve për vetëvendosje, stereotipet e së kaluarës po zvetënohen, meqë ato nuk prodhojnë asgjë përveç dhunës, masakrave, prishjes e shpërfytyrimit të jetës njerëzore. Srebrenica, Sarajeva, Vukovari, Meja, Reçaku, Krusha, Izbica, Luboteni e qindra vende që shënojnë masakrat çnjerëzore që i ka kryer Serbia kolonialiste në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë, janë ngjarje të freskëta të kujtesës së trishtimit njerëzor dhe ato kurrë më nuk do të lejohen të ripërsëriten. Andaj shkaktari i kësaj vuajtje dhe tragjedie njerëzore nuk mund të shpërblehet, nuk mund të amnistohet dhe nuk mund pa të mos ndëshkohet, duke e dëbuar nga  territoret e pushtuara, ashtu sikur e kishte ndëshkuar dhe e kishte  detyruar të largohet nga Kosova  regjimin e  Serbisë milosheviqiane, bombardimet e  NATO-s prej 24 marsit e deri më 10 qershor të vitit 1999.

Ja si e parasheh të ardhmen e popujve të Ballkanit, analistë Shindler

 

Eksperti amerikan për siguri dhe ish-analisti i Agjencisë Kombëtare Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (NSA), John Schindler,  ka deklaruar për “The Observer” se Perëndimi duhet të heqë dorë nga fantazia se paqja afatgjate në Ballkan mund të arrihet me izolimin e Serbisë, por edhe Beogradi duhet të bëjë kompromis e ta njohë Kosovën shtet. Sipas tij  Shqipëria e Madhe,  gjithsesi po vjen dhe është më mirë që ajo po bëhet në kushte paqësore”. Kosova duhet t’i bashkohet Shqipërisë, ndërsa Serbisë duhet t’i takojë rajoni i Mitrovicës verore, Kosovës tri komunat shqiptare të mbetura nën Serbi. Autori shton se objektet fetare serbe duhet të vihen nën mbrojtjeje të OKB-së dhe të shpallen eksterritoriale.

 

Shindler thotë se nga korrigjimi i hartës në Ballkan, humbëse e madhe do të jetë Maqedonia dhe se Shkupi, në këmbim për humbjen e pjesës veriperëndimore të vendit, që me shumicë popullohet nga shqiptarët Ata  duhet që para të gjithë të tjerëve ta marrë ftesën për anëtarësim në BE e ndihma nga Perëndimi. Sipas Schindlerit Putin po përpiqet të shkaktojë probleme në Ballkan, porse, thotë ai, nga Moska mund të pritet bashkëpunim në këmbim të territoreve nëse Kremlini trajtohet partner i barabartë.

 

Ai e përshkruan se Bosnja e Hercegovina si “pseudo-shtet” nuk është shëruar kurrë nga katastrofa e viteve 1992 – 1995” dhe ka shtuar se “miliarda dollarë të ndihmës perëndimore janë humbur nga kriminaliteti e korrupsioni “.

“Le t’i bashkohet Republika Srpska Serbisë”, ka shkruar Schindler, duke thënë se askush nuk mund të shpjegojë në mënyrë racionale pse kufijtë e Serbisë nga koha e komunizmit mund të ndryshojnë e kufijtë e Bosnjës nuk munden.

 

Autori i tekstit thekson se “kroatëve etnikë nga Hercegovina perëndimore duhet lejuar t’i bashkohen Kroacisë dhe përkujton se shumica e kroatëve të atjeshëm tashmë kanë pasaporta kroate.

Pjesa e mbetur të Bonjës e Hercegovinës duhet mundësuar që të shkojë rrugës së vet dhe me procedurë të përshpejtuar të pranohet në NATO dhe në BE.

“Vetëm pasi Perëndimi të pranojë se popujt e Evropës Juglindore mund të arrijnë paqen pasi të jetojnë në kombet –shtete koherente, sikur Gjermania, Polonia ose Danimarka, mund të presim që Ballkani të qetësohet dhe të fillojë së zgjidhuri problemet serioze të varfërisë, kriminalitetit e korrupsionit ka shkruar Xhon Schindler .

Është koha që Perëndimi të pranojë dështimin e vet dhe që Evropës Juglindore t’ia japë atë që vërtetë i duhet, shtetet-kombe normale me kufij koherentë duke përmirësuar kështu hartën e kreatorit të Jugosllavisë së  Titos, e cila nuk është më, ka shkruar mes tjerash, eksperti amerikan për siguri dhe ish-analisti i Agjencisë Kombëtare Xhon Shindler, për “The Observer. (Lajmi)

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …