leoni

RKL

RKL: Prokurorët, gjyqtarët, ish bijtë e bijat e mercenarëve të ish-pushteteve okupatore janë njerëzit më të pasur në Kosovë

 Prokurorët, gjyqtarët, ish bijtë e bijat e kolaboracionistëve e mercenarëve të ish-pushteteve okupatore, janë njerëzit më të pasur në Kosovë. Vetëm prokurorja, Merita Lumezi ka deklaruar 67 milionë euro në bankë pasuri të burrit të saj,  pasuri të cilën nuk e kanë, as  100 komandantët e luftës në Kosovë, që për ditë akuzohen në mediet që mbrojnë pushtetin plaçkitës, profiterët  miliarderë dhe bankat e vendit. Komandantët e luftës që kanë qenë të papunë, të ndjekur të burgosur nga regjimi i Titos dhe i Milosheviqit, që dikur nuk kishin as bukë për të ngrenë, sot akuzohen se qenkan bërë të pasur. Sipas logjikës së tyre të retarduar dhe barbare, ata që kanë prejardhje të varfër paska  qenë dashur gjithmonë të mbesin të varfër dhe të kërkojnë lëmoshë, ndërsa klasa kolaboracioniste, tradhtare e mercenare titiste e rankoviçiste, milosheviqiane e Euleksiane, edhe kur arrin të përfitojë miliardat në kurriz të kamatave që u vjelin qytetarëve, edhe kur janë deri në fyt të korruptuar, me të  gjitha llojeve e zhvatjeve  e përfitimeve, krejt kjo sipas tyre qenka  e ligjshme.

Në formularët e deklarimit të pasurisë në të ashtuquajturin Agjencion Kosovar Kundër Korrupsionit, që është kupola e korrupsionit në Kosovës, prokurorja, Merita Lumezi ka deklaruar hiq më pak se 66.8 milionë euro para të gatshme të  bashkëshortit të saj bankier  në NLB, ku edhe është menaxher, ndërsa 80 mijë euro i ka para të gatshme vetë prokurorja Lumezi, shkruan ‘Infokusi.com’. Po ashtu ajo ka deklaruar vetëm 700 mijë euro patundshmëri.  Cila do të jetë pasuria e prokurorëve të tjerë, në mesin e tyre edhe të tillë të kohës së Titos dhe të Milosheviqit, këtë pak kush e di. Të jenë para të fituara me punë e djersë, këtë nuk e beson askush, të jenë para të fituara nga  plaçkitja, kamatat droga, trafikimi, korrupsioni, hajnia, këtë as e kanë pranuar as e pranojnë profiterët, sepse janë pastër me letra. Mbase  të jenë para të shtypura nga ndonjë bankë, ilegale, as  këtë  qytetarët e Kosovës nuk u  dinë.

Ja si plaçkitet sot qytetari skamor i vendit tonë nga klasa sunduese vasale

Çuditërisht, këto shifra e  të dhëna dhe qindra të tilla si këto, të deklaruara e të padeklaruara nuk u bëjnë përshtypje as politikanëve të vendit,   që deklarohen të majtë  të kaptën në letër dhe të fitojnë vota duke i premtuar elektoratit shtet të së drejtës dhe barazi sociale, në anën tjetër kontrabandojnë militantët e vetë kudo ku arrijnë dhe ku iu krijohen mundësitë.

Këto shifra nuk kanë pse u bëjnë përshtypje veteranëve dhe udhëheqësve të tyre, sepse ata thjesht, apo shumica prej tyre, as  nuk i kuptojnë këto, por nëse qeveria nuk ua paguan lëmoshën mujore 170 euro ata lëshohen si grerëzat dhe bllokojnë nga jashtë dyert e hekurave të Qeverisë, por jo për të hyrë brenda, sepse nuk ua mban, por për të bërë zhurmë sepse  edhe nuk kanë çka bëjnë tjetër, duke pritur një muaj për të marrë 170 euro. Pagesa mujore për 30.000 veteranët të luftës, (gjysma të shpifur) nuk arrin as në gjysmë të  pasurisë së  prokurores, Merita Lumezi me familjen e saj. Po sa Merita të tjera krejt të pamerituara për çlirimin e Kosovës nga robëria shekullore serbe, kanë krijuar pasuri edhe më të mëdha se kjo e apostrofuara e ditës së sotme, e cila qysh nesër do të harrohet, sepse nesër afishohet një lajm tjetër për një profiter edhe më të pamëshirshëm, që ia punon mbi kurriz këtij populli, sikur ia kanë punuar nëpër shekuj, këtij popullit  të përgjumur, me histori të përsëritur, sepse nuk po tregohet i aftë as të mësojë as të mbajë mend.

Dikush do të thotë se tani Kosova është shtet kapitalist dhe kapitalistit i lejohet të ketë edhe miliarda, mjafton që ai me letra të jetë okej, për të tjerat ka kush kujdeset. Është tërë aparati  shtetëror që e mbron ditë e natë, sepse ai e paguan për ta mbrojtur kastën e të pasurve.

Po nëse nesër sulmon në befasi Serbia e Rusia, këta fillimisht kapitalin e tyre e hedhin jashtë në bankat e Zvicrës pastaj  ikin edhe vetë, nëse paraprakisht nuk merren vesh me okupatorët. Këtu do të mbesin sërish qyqarët dhe idealistët, ata që kurrë nuk janë pajtuar as do të pajtohen me robërinë e huaj, por që mjerisht  janë pajtuar dhe pajtohen me  robëruesit e ardhmërisë së tyre nga radhët e kombit të vet.

Sërish, në raste të tilla  ngrehë krye Marksi, dhe Manifesti Komunist, por jo ai i vërteti, po  ky i plastifikuari  i partive të vetë deklaruara të majta dhe i atyre të majta në esencë, por të deklaruara të djathta, për hir të miqve ndërkombëtarë.

Koha e kryengritjeve të masave kundër pabarazisë sociale, kundër shfrytëzimit dhe robërisë sociale nuk ka përfunduar, as mund të përfundojë krejt derisa të ekzistojnë këto kontradikta, pavarësisht se politikanët profiterë, të majtë e të djathtë, e thonë me gojën hapur se revolucione sociale të tipit klasik nuk do të ketë, se u ka kaluar koha.  E vërteta është ndryshe. Kosova nuk mund të mbahet dhe të degradojë në varfëri fatale, duke i vënë mbi kokë gogolin serb, me porosinë, “rrini urtë se Serbinë e kemi te koka”. Në anën tjetër ata që kërkojnë, që për hir të Kosovës të rrimë urtë e të mos nxjerrim zë, zhvasin, përfitojnë, vjedhin dhe i fshehin paratë.

Krejt për fund logjikoni pak, një familje ka pasuri të deklaruar në shumë  sa tri vjet pagat mujore për 30.000 familje të veteranëve. Kjo është barazia sociale në Kosovë, kjo është rritja ekonomike që hyn në paketën e  Qeverisë Mustafa me 5 për qind, kjo është Kosova e 18 vjet pas luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …