Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

RKL: Qeveria e Kosovës dëmton rëndë vetëm lëvizjen e lirë të shqiptarëve dhe është shembulli më i keq i deritanishëm

Masat drastike që ka marrë Qeveria e Kosovës  në vendimin e fundit lidhur me parandalimin e pandemisë, kanë prekur vetëm shqiptarët në Maqedoni, në Kosovën Lindore, në Shqipëri dhe në Mal të Zi. Kjo është hera e parë kur një segment i papërgjegjshëm i Qeverisë merr masa të tilla, në kohën kur Kosova e ka edhe më keq gjendjen e pandemisë sesa vendet e tjera të rajonit.

Realisht do të duhej të ndodhte e kundërta.

Në këtë kohë pandemie shqiptarët do të duhej të ishin të bashkuar dhe unikë në qëndrime, ndihma solidare dhe mirëkuptim vëllazëror dhe lëvizje të lirë, pa pengesa rigoroze adminstrative.

Po kjo nuk po ndodh.

Mjerisht qeveritarët për interesa të tyre, për të treguar se janë pushtetarë që marrin vendime “të forta e serioze” dëmtojnë në radhë të parë lëvizjen e lirë ndër shqiptare, ndërsa kërkojnë lëvizje të lirë ndër evropiane.

Ky vendim i pamatur është kritikuar nga zyrtarë të Kosovës Lindore, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë kërkuar  rishikimin e vendimit në radhë të parë për faktin se pandemia ka përfshirë tërë rajonin dhe Kosova nuk e ka gjendjen më të mirë sesa vendet, me të cilat kufizohet. Po kështu kjo masë dëmton vetëm shqiptarët, sepse malazezët sllavë e maqedonë, pastaj serbët e Serbisë, vetëm  në një numër krejt të vogël qarkullojnë nëpër Kosovë.

Kjo masë e Qeverisë së Kosovës, ka çjerrë maskën përfundimisht  kauzën e pretenduar parazgjedhore  të patriotizmit e bashkimit kombëtar, me të cilin erdhi në pushtet Vetëvendosja.

Ky veprim i Qeverisë u ndërmor në kohën kur Organizata Botërore e Shëndetësisë  ka publikuar një deklaratë nga takimi më i fundit i Komitetit të Emergjencave të  kësaj  jave dhe ka konstatuar “se ndalimet e udhëtimit nuk janë efektive në shtypjen e përhapjes ndërkombëtare, sikur  tregohet qartë nga përvoja e Omicronit.  Si rezultat, këshilla e re është që të “heqin ose lehtësojnë ndalimet e trafikut ndërkombëtar, pasi ato nuk ofrojnë vlerë të shtuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në stresin ekonomik dhe social të disa vendeve. Në vend të ndalimeve të udhëtimit, thuhet se duhet të ketë “masa udhëtimi” për të kontrolluar përhapjen e virusit. Shfaqja e statusit tuaj të vaksinimit ose dëshmia e një testi negativ në kufi ka qenë normë për muajt e fundit ndërsa ne përpiqemi të ringjallim industrinë tonë të udhëtimit. Por tani OBSH-ja  pretendon se kjo kërkesë mund të mos jetë më “rruga e vetme” drejt udhëtimit ndërkombëtar. Ajo rekomandon një “qasje të bazuar në rrezik” në vend të kësaj e cila do të përfshinte “heqjen ose modifikimin e masave, të tilla si testimi, ose kërkesat e karantinës, kur është në kohë të përshtatshme”.

 

Kjo analizë e institucionit më të lartë të Shëndetësisë Botërore, do të duhej të ishte lexuar më mirë nga ministri shqiptaro amerikan i Shëndetësisë, i cila paska lënë familjen e tij në Amerikë dhe paska ardhur në Kosovë, pasi Qeveria ka menduar se në vendin tonë nuk ka kuadër të fortë të shëndetësisë, madje as në nivelin e Arben Vitisë!.

Protesta e sotme e banorëve të Kukësit me rrethinë për lëvizje të lirë ndër shqiptare, kërkesa e shqiptarëve të Kosovës Lindore edhe ashtu të izoluar nga Serbia, kërkesa e autoriteteve më të larta shqiptare të Maqedonisë së Veriut, nuk do të duhej të kalonin në një shpërfillje të Qeverisë së Kosovës, e cila edhe ashtu po e përjeton rëndë krizën ekomomike dhe energjetike, në të cilën e ka futur vendin, ndërsa ankohet se këto qenkan pasoja që keqqeverisjes 20-vjeçare, duke anashkaluar faktin se ishte pikërisht Albin Kurti me Vetëvendosjen e tij që kishte bllokuar madje edhe me protesta çdo nismë për rritjen e kapaciteteve prodhuese energjetike në vend, madje edhe projektin e fundit amerikan. Duke folur për këto pengesa të Vetëvendosjes në të kaluarën, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka ironizuar deklaratat  e Albin Kurtit,  i cili është ankuar, se kjo nuk do të ndodhte sikur ta kishim  renovuar  me kohë Kosovën A, sikur ti kishim blloqet B-3, B-4, por paska harru të thotë se kjo nuk do të ndodhte sikur të mos e kishte bllokuar projektin “Kosova e Re”,  sikur të mos e kishte refuzuar gazin amerikan.

Kontrolloni gjithashtu

David Kanin: Për të pasur një zgjidhje të qëndrueshme, ajo duhet të vijë nga vetë protagonistët e jo të imponohet nga jashtë

David Kanin: Albin Kurti është figurë jo popullore jashtë Kosovës, tani do të përballet me Amerikën

Ish-analisti i mirënjohur  në CIA, aktualisht profesor i Studimeve Evropiane, Dejvid Kanin, ka komentuar fitoren …