RKL

RKL: Si ndihen sot redaktorët dhe gazetarët që nuk kishin lënë gjë të ligë pa shkruar dhe pa inskenuar kundër Sami Lushtakut?

Informata për shpalljen e pafajësisë dhe lirimin e përnjëhershëm nga burgu të Sami Lushtakut, i ka lënë si pula të lagura shumë nga jugo-gazetarët shqipshkrues, të cilët me tituj bombastikë, me përbuzje e krekosje skllavi, kishin mbushur faqet e gazetave dhe të portaleve të tyre, për katër vjet rresht  duke gjurmuar  e duke iu vënë pas Sami Lushtakut e shokëve të tij, jo vetëm në burg por edhe në spital, madje edhe në toaletet e spitalit, duke e lajmëruar përmes telefonit Salustron dhe vartësit e tij, se si Sami Lushtaku po shtirej i sëmurë për ta mbajtur burgun në Spital.  Sa e sa herë e kanë fyer e përbuzur, sa e sa herë ia kanë dëshiruar vdekjen, sa e sa herë e kanë akuzuar popullin “malok” të Drenicës, i cili ia kishte falur qind për qind besimin.

Ku janë sot surrojët, xharrët e xhaurrët buzhalët, matoshët, idrizët dhe sojsorollopi i tyre?  Kujt do t i drejtohen tani kur u mungon Salustro me specien e tij?

Por shpresa e tyre idiote nuk vdes, ajo tanimë po vjen me Gjykatën Speciale, së cilës këta i kanë shërbyer dhe po i shërbejnë, ashtu sikur baballarët e nënat e tyre, ambasadorë e prokurorë  që iu kishin shërbyer hetuesve dhe prokurorëve të Titos, Rankoviqit e Milosheviqit.

Sot në Kosovë nuk ka fituar Drejtësia, por ka fituar e drejta, ligjet e fuqishme të jetës, lufta e pastër e  UÇK-së dhe gjaku i derdhur rrëke për liri. Për katër vjet rresht prokurorët, hafijet, spiunët e pa prokopi  nuk e zbuluan dot emrin e njeriut, që pretendohej se e kishte vrarë Sami Lushtaku, nuk e zbuluan as vendin, as një  mbetje të tij, sepse ai nuk ka ekzistuar, sepse rasti ishte instruktuar.   Sami Lushtaku e tha me gojën e tij se po del nga një burg i vogël dhe po futet  në një burg të madh. Andaj nuk është koha për dalldi  dhe fjalë të mëdha, sepse na pret beteja e radhës me Gjykatën Speciale me mujsharët e Evropës dhe servilët e spiunët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …