RKL

RKL: Statistikat zyrtare të Serbisë pranojnë se në vitin 1991 në Kosovë ka pasur rreth 9 për qind serbë

Statistikat zyrtare të Serbisë pranojnë se në vitin 1991, në Kosovë ka pasur 9 për qind serbë, aq sa përafërsisht ka edhe tani, por ata pretendojnë se në Serbi ndodhen rreth 230 mijë serbë, sipas tyre  të ikur nga Kosova. Shifra, natyrisht se është shumëfishuar, duke u mbështetur madje edhe në regjistrimet e popullsisë së Kosovës, regjistrim të cilin e kanë kryer vetë serbët dhe organet e dhunshme  të Serbisë, në vendin tonë, në vitin 1991, dy vjet pas pezullimit të autonomisë së Kosovës.

Duke u bazuar në statistikat e Serbisë për numrin e popullatës së Kosovës, edhe pse në vazhdimësi të fryra, del se në vitin 1991, kur regjimi serb kishte suspenduar autonominë, e vendit tonë kishte rreth 1.600.000 shqiptarë, ose 81 për qind e numrit të përgjithshëm të vendit. Serbë ishin 194.190, ose 9,93 për qind, ndërsa pjesa tjetër me rreth 10 për-qind përbëhej nga boshnjakë, turq, romë, ashkali, egjiptas, kroatë malazez. etj.

Në numrin e serbëve, llogariteshin si banorë të Kosovës edhe kolonët që kishte sjellë Serbia nga Kroacia e vende të tjera.

Pavarësisht këtyre statistikave, zyrtarët serbë kërkojnë të kthehen në Kosovë edhe 23o mijë serbë, edhe pse në vendin tonë jetojnë rreth 90 mijë, aq sa ka pasur në vazhdimësi, në të gjitha regjistrimet, që i ka bërë RSFJ e më vonë Serbia, qysh prej vitit 1948. Numri i serbëve nuk është rritur asnjëherë, për shkak se ata kanë gjetur punë dhe jetë më të mirë në Serbi dhe në republikat e tjera të Jugosllavisë, ku i kanë pasur dyert e hapura për punë në të gjitha institucionet, por edhe në fabrika e ndërmarrje shtetërore e shoqërore. Ata kanë jetuar si parazitë edhe duke u kamufluar si të përndjekur nga shqiptarët, me qëllim për të arsyetuar shitjen e pronave të cilat paraprakisht kanë qenë të shqiptarëve dhe të cilat regjimi serb i kishte konfiskuar, si prona të armiqve të Jugosllavisë dhe ua kishte dhuruar serbëve.

Serbët jo vetëm në Kosovë, po gjithandej ku jetonin, kishin krijuar bindjen hegjemoniste  se Jugosllavia ishte një Serbi e Madhe. Nuk kishte vend të mos ishte kolonizuar nga serbët, të cilët në RSFJ kishin numër më të madh. Pas serbëve, që ishin rreth 7 milionë banorë, vendin e dytë e zinin  kroatët me rreth 4 milionë, ndërsa në vendin e tretë ishin shqiptarët më shumë se 2 milionë e gjysmë, meqë në numrin e përgjithshëm të popullatës regjistroheshin edhe shqiptarët në Maqedoni, në Serbi, Mal të Zi dhe në të gjitha republikat e RSFJ-së.  Në shumë qytete të Jugosllavisë shqiptarët nuk ishin banorë rezidentë, por punëkërkues. Në një statistikë të vitit 1981, ishte bërë e ditur se vetëm në kryeqytetin e atëhershëm të Jugosllavisë, në Beograd, i cili kishte më shumë se  1 milionë banorë, jetonin  rreth 80 mijë shqiptarë. Kjo shifër i kishte brengosur tejmase autoritetet serbe e jugosllave, edhe pse shqiptarët nuk ishin banorë të përhershëm, por shumë prej  tyre ishin rezidentë dhe jetonin në Beograd e në qytete të tjera të Serbisë  edhe me familjet e tyre, meqë kishin gjetur punë dhe jetë më të mirë sesa në Kosovë, e cila dihej edhe zyrtarisht se ishte  si vendi më i varfër dhe më pa zhvilluar i Jugosllavisë, që kishte të ardhurat më të ulëta për kokë banori. Në raport me Slloveninë, që ishte republika më e zhvilluar, Kosova kishte dhjetë herë më pak të ardhura vjetore për një banor, në krahasim me republikën më të pasur të federatës.

Në vitet 90, Jugosllavia e mbetur, Serbi Mali i Zi, bëri përpjekje të vazhdueshme për pakësimin e numrit të shqiptarëve. Përveç sjelljes në Kosovë të dhjetëra mijëra serbëve nga Kroacia e vise të përfshira në luftë, Serbia me qëllim të dëbimit  së shqiptarëve nga Kosova mori aksionin në shpopullimin e shqiptarëve, duke i ftuar  në shërbimin ushtarak të dhunshëm, me qëllim për t’ i konfrontuar me kroatët e myslimanët e Bosnjës. Një pjesë e madhe e të rinjve shqiptarë kishin ikur, në Shqipëri e prej andej në vende të ndryshme të Evropës. Hapi fundit vendimtar i regjimit të Beogradit për spastrimin etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike, u ndërmor në vitet 1998-1999, kur nga Kosova me represion sistematik ushtarak e policor, u larguan rreth 600.000 shqiptarë. Regjimi kriminal i Beogradit synonte të sillte në Kosovës rreth 500.000 serbë me qëllim të krijimit të një baraspeshe etnike, por falë luftës së UÇK-së dhe ndihmës së NATO-s, plani për rikolonizimin e Kosovës ka dështuar përgjithmonë.

Sot në Kosovë, serbët janë etnia më e privilegjuar, falë, Planit të Ahtisarit, përpjekje të BE-së dhe të Beogradit për rikthimin gradual të Serbisë në Kosovë, gjoja për ta ruajtur etninë dhe kishat  e manastiret mesjetare, dikur faltore të shqiptarëve  ortodoksë.

Ja të dhënat statistikore serbe, sipas regjistrimit të vitit 1991, që janë publikuar në medie

Versioni zyrtar serb

Etnički sastav (përbërja etnike):

Albanci (Shqiptarë) – 1.596.072 (81,59%)

Srbi (Serbë) : 194.190 (9,93%)

Muslimani (Muslimanë): 66.189 (3,38%)

Romi (Romë) – 45.745 (2,34%)

Crnogorci (Malazezë) – 20.365 (1,04%)

Hrvati (Kroatë) – 8.062 (0.41%)

Jugosloveni (Jugosllavë) – 3.457 (0.18%)

Ostali (Të tjerë) – 21.933 (1.12%) (KD)

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …