Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca e katër ndaj 11 veteranëve të UÇK-së

RKL: Të lirohen nga ndjekja penale krerët e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të kategorive të luftës

Duke qenë se disa nga krerët e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së, janë të akuzuar nga Gjykata Speciale kundër UÇK-së, do të ishte e rrugës, që lënda për të gjithë të pandehur për gjoja keqpërdorim në punën e këtij komisioni të pezullohej, të paktën për një afat të caktuar kohor pari disa prej tyre janë të akuzuar edhe nga Gjykata Speciale kundër UÇK-së, për gjoja krime lufte.  Është e papranueshme dhe e dëmshme kombëtarisht, që krerët çlirimtarë të vendit të bëhen objekt ndjekje në Kosovën, të cilën e kanë çliruar duke qenë pjesë vitale dhe kryesore e saj, në kohën kur Gjykata speciale raciste të njëjtit i akuzon edhe për gjoja krime lufte. Veteranët, invalidët,  familjet e dëshmorëve duhet të reagojnë kundër këtij linçimi që po u bëhet 10 kuadrove të larta të luftës, për shkak se ishte Qeveria e Kosovës ajo e cila shpalli konkurs, për këto kategori dhe pastaj nuk arriti të ndalet hovi i keqpërdorimeve nga të gjithë, në radhë të parë për qëllime politike. Anëtarët e këtij Komisionin kanë nënshkruar faktet e paraqitura zyrtarisht nga të gjitha instancat e nën-varura. Ata nuk i kanë trilluar ato, as i kanë fryrë, por vetëm kanë nënshkruar  si anëtarë të Komisionit, sipas detyrës.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin virtual, …