Fehmi Rama

Fehmi Rama: FORMIMI I OPINIONIT PUBLIK

Formimi i opinionit publik e ka bazamentin në mendimet e lira të shoqërisë, gjëneza e tij është në formimin e mendimit dhe të plasimit tek të tjerët.

Mendimet e tilla grumbullohën dhe analizohën nga të interesuarit për të marrë pushtetin, kësi soji ata e marrin timonin duke trumbetuar dhe mbrojtur opinionet e tilla.

Mund ndodhë që opinionet e shfaqura nga ta, nuk përkojnë fare më veprimtarin e tyre të mëhershme, si dhe nuk u përmbahen fare proklamimeve posa të marrin pushtetin.

Të tillet i shfrytëzojnë rrjetet sociale, mediat si dhe përfaqsuesit e opinionit publik.

Shfrytëzimi i tyre efikas ka bërë të kemi ndërrim të ekuilibrave politike në Kosovë.

FORMIMI I OPINIONIT PUBLIK NGA MEDIAT DHE RRJETET SOCIALE

Mediat dhe rrjetet sociale janë asete mjaftë të rëndsishme për krijimin e opinionin publik, këto janë jo vetëm përcjellëse të informimit por dhe në një masë të konsiderueshme dhe ndërtuese të opinionit publik.

Manovrimi briliantë më mediat dhe rrjetet sociale, të ne është shëndrruar në fuqi elektorale.

Pothuajse gjithësecili prej nesh i frekuentojmë mediat eletronike dhe rrjetet sociale për të qenë të informuar dhe për të kristalizuar opinionet tona.

SHFRYTËZIMI I RRJETËVE SOCIALE, MEDIAVE DHE PËRFAQSUESËVE TË OPINIONIT PUBLIK NGA PARTITË POLITIKE

 

Kur “X”  subjekti politik gjëndet në vorbullën e komoditetit dhe të vetëknaqësisë, atëherë ka gjasa të mëdha që “Y” subjekti të shfrytëzojë rrjetët sociale, mediat dhe përfaqsuesit e opinionit publik për të plasuar diskursin e tyre, nga ku opinioni i krijuar shëndrrohet në koncept politik qoftë ai edhe Don Kishotist.

Elitat politike mundohen të fitojnë mbështetjën e përfaqsuesve të opinionit publik. Opinioni publik është pjesë e jetës sonë publike, si i tillë është matës, vlerësues dhe ndëshkues.

PROPAGANDA SI MJETË PËR FORMIM TË OPINIONIT PUBLIK

Propaganda luan rol krucial jo vetën në formësimin e opinionit publik por dhe në formimin e tij.

Qëllimi i propagandimit është drejtimi i opinionit publik, në interes të atij grupimi njerzish që plasojnë propagandën dhe që për qëllim kanë krijimin e një qëndrimi në shoqëri.

Përdoruesit e propagandës i përdorin më të madhe rrjetet sociale, mediat dhe përfaqsuesit e opinionit publik.

Propaganda të disa subjekte politike tona është përdorur mjaftë mire, duke proklamu të verteta, gjysëm të vërteta madje dhe gënjeshtra.

Kësi soji kanë përvetsuar në masë të madhe opinionin publik me qka kanë lënë të vertetën të strukur.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …