a rinisur gjykimi në rastin “Veteranët, për gjoja keqpërdorim të pozitës, ku po akuzohen 10 eprorë të lartë të luftës e të paqes në Kosovë

Ka rinisur gjykimi në rastin “Veteranët, për gjoja keqpërdorim të pozitës, ku po akuzohen 10 eprorë të lartë të luftës e të paqes në Kosovë

Pas disa muajve ka rinisur gjykimi në rastin “Veteranët. Në procesin gjyqësor i njohur si “Veteranët” për gjoja keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohen ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, gjatë luftës, komandanti i TMK-së, Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, deputeti Shkumbin Demalijaj, si dhe nëntë ish eprorë  të tjerë të luftës së UÇK-së. Ata po akuzohen për kohën sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së. Edhe gjatë kësaj seanca gjyqësore të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, ndërsa me një dakordim të të gjitha palëve nuk u lexua aktakuza pasi që tashmë palët e përfshira janë të njoftuara me aktakuzën që ngarkohen të akuzuarit. Në seancën e së mërkurës trupi gjykues ka ndaluar publikimin në medie të seancës së të akuzuarve në rastin “Veteranët”. I pari nga të akuzuarit që u ftua për ta dhënë mbrojtjen e tij ishte i akuzuari, Agim Çeku. Ende pa filluar dhënia e mbrojtjes nga i akuzuari, Agim Çeku, kryetarja e trupit gjykues kërkoi që sallën e gjykimit ta lirojnë të akuzuarit tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …