Fillimi / Fejton / RKL:“Mulla” Sylejman Rexhepi, Janullatosi i myslimanëve, ende në krye të Bashkësisë Islame të Maqedonisë III
Radio Kosova e Lirë

RKL:“Mulla” Sylejman Rexhepi, Janullatosi i myslimanëve, ende në krye të Bashkësisë Islame të Maqedonisë III

Erleta Bajrami, Kumanovë

Me cilin parim, me cilin mësim, me cilën traditë feja islame thotë që, popullit mysliman mund t’i prijë edhe një hajn, një gënjeshtar, një ish-tradhëtar, ish-spiun, një kriminel, një nepotist, një i korrptuar, një njollosës i shtyllave të islamit, përmes vjedhjes së haxhit, të kurbanëve, të zeqatit, të mundit të të tjerëve, një keqpërdorues i kafshatës së popullatës, një diletant me cilësitë e një pseudoteologu! Të këtillë janë edhe ata që ia miratojnë këto veprime kriminele dhe imorale. Këtu, për të tillët, merr fund islami. Ata janë larg nga feja islame sa toka me “NANQIELLIN”, siç shprehet “reisi” i tyre, Sulejman Rexhepi.

Jam një lexuese e rregullt e të gjitha shkrimeve që trajtojnë problemet që ndodhin në Bashkësinë tonë fetare islame, si pasojë e sjelljeve ortodokse të Sulejman Rexhepit. E turpshme, shpesh nervozohem edhe me ata që i shkruajnë por, më tepër mrekullohem nga guximi intelektual për ta bërë “patare” këtë satana!

Së fundmi, lexova një shkrim që fliste për një palo-intervistë në RTVM2, i cili më ngacmoi që ta shikoj edhe atë intervistë. Një hoxhë që vdes për t’u marrur me politikë, sepse, e ka ëndërr të përjetshme për t’i shërbyer me lojalitet të pakompromis pushtetit, për t’u treguar të tjerëve se si i shërbehet pushtetit. E vuan se pse pushteti nuk e lejon që t’i shërbejë, kështu, nga pozita e “reisit”!

Thotë: te ne nuk funkionon sistemi juridik, nuk ka drejtësi! Së këndejmi, edhe me një “paraqitje publike”, i paska kërkuar Ministrisë së Punëve të Brendsshme që të jetë më e kujdesshme, mos të provokojë dhe të jetë më tolerante ndaj gabimeve dytësore e tretësore! Po pse nuk i denoncon publikisht Sulejman Rexhepi këto gabim eventuale! Pse nuk ankohet në instanca shtetërore e ndërkombëtare? Çka ka nevojë t’i lutet policisë kur mund ta hallakasë krejt shtetin nëse policia e vendit nuk është korrekte dhe nuk sillet mirë? Prit pak, ta them unë (siç thotë ish-presidenti, Sali Berisha)! Pikërisht, në këtë periudhë të koronavirusit, Policia e shtetit e dogji Sulejman Rexhepin (e kanë parë edhe duke qarë si fëmija)! Me përulësi lutet që të jetë tolerante dhe të falë, ta falë djalin e tij polic, i cili u soll tepër i papjekur si pasojë e shterrjes së trurit nga harami i babait të vet (harami prek në shtatë breza) dhe, tash policia e shtetit ka vendosur që t’ia mbyllë karrierën, për të cilën aq shumë ka investuar dhe është dëmtuar Sulejman Rexhepi. Po ashtu, shoferi i tij paska manipuluar në emër të një drejtori të një digasteri jashtëzakonisht të rëndësishëm të MPB-së. Do me thënë, kanë shkuar aq largë sa, fare nuk ju bëhet vonë nëse e devalvojnë dhe nëse e kompromitojnë tërë policinë e shtetit. Pastaj, ka dhe fytyrë që ta involvojë tërë Bashkësinë Fetare Islame dhe, në emër të këtij Institucioni të të gjithë myslimanëve, të sjell vendim përmes të cilit, tërthoraz, i lutet policisë që t’i amnistojë djalin dhe mikun e tij!

Tutje, Sulejman Rexhepi, pa dyshim nisur nga volumi i shkrimeve dhe nga sasia e paimagjinueshme e komenteve kundër tij, paska konstatuar se, të gjitha sondazhet dëshmojnë se Sulejman Rexhepi akuzohet, dmth, urrehet, pa rezervë, nga të gjithë myslimanët e vendit. Këtë e pranon dhe e thotë vetë, duke e paraqitur veten si viktimë e “sjelljeve njerëzore” ndaj shtetit e pushtetit! Të gjithë e kritikojnë pa thërrimë mëshire. Kjo flet se, asnjë nuk e mbronë, asnjë nuk e përkrah, asnjë nuk i del si mburojë kundër masës gjigante kritike! Mbase Sulejman Rexhepi tashmë gjendet në atë fazë kur nuk ka nevojë për mbrojtje, por vetëm për përkrahje dhe për miratim të aksioneve të tij (nën petkun e “reisit”) për vjedhje, korrupsion, shantazh, për përvetësimin e vakëfit, për vjedhje të kurbanit, të haxhit dhe për shtim të pronës së vet të tundshme e të patundshme. Këta përkrahës tashmë i ka të garantuar dhe ia përbëjnë të ashtuquajturin “Rijaseti i Mulla Sulës” (pra jo i BFI-së)!

Asnjë nga honxhobonxhët e tij nuk është i gatshëm të kacafytet e ta mbrojë Sulejman Rexhepin nga akuzat e argumentuara e të dokumentuara katërcipërisht, nga “padrejtësitë” e institucioneve të drejtësisë. Asnjë prej tyre nuk është në gjendje që ta ruajnë Sulejman Rexhepin nga mikrofoni duke e larguar dhe duke folur në emër të tij!

Na ishte dikur njëri që koqet i shkonin zhag për toke duke e mbrojtur pastërtinë e figurës së Sulejman Rexhepit duke ia kamufluar gabimet eventuale dhe, duke ia mbuluar injorancën e padiskutueshme, deri në çastin kur Sulejman Rexhepi vendosi që për mik ta zgjedhë mëkatin. Ky ish-mik nga më të sinqertit dhe më të devotshmit, pati guximin që t’i kundërshtojë edhe amerikanët për raportin e tyre vjetor dhe t’i bindë se kishin ejar pa dashje që të përvidhen paragrafe të diktuara nga armiqtë e BFI-së, kishte folur me argumenta, me kompetencë dhe me sinqeritet më të plotë dhe, natyrisht që, pasi i kishin verifikuar të gjitha ato që ua kishte thënë, iu kishin përgjigjur që tash e tutje, do të ishte verifikues i të gjitha informacioneve që do t’i kishin lidhur me BFI-në dhe veprimet që ndodhin aty! Në mënyrë diplomatike u përgjigjën se duhet kërkuar falje. Por, dy vite më vonë, do ta ngulin Sulejman Rexhepin deri në gabzherr aty prej nga nuk do të kishte njeri që mund ta nxirrte. I lejoi vetes të tallet me Institucionin më të shenjtë të SHBA-së, me Presidentin e shtetit. Ia keqpërdori emrin për ta bindur sistemin e drejtësisë të RMV-së se ai është “njeri i paqes” se, ja, edhe Presidenti Tramp e ka dekoruar me këtë motivacion! Do me thënë se, Presienti i Shtetit është një sharllatan i cili, njohur e pa njohur, pa kurrufarë kontributi human e shkencor me permasa botërore, pa kurrfarë kontributi të njohur nga mbarë populli amerikan, mund të shpërndajë cilitdo qoftë dekorata presidenciale sikur të ishin ato “maska kineze” të Sulejman Rexhepit!

Natyrisht, e vetmja mborjtje që mund t’i afrohet sinqerisht e miqësisht Sulejman Rexhepit, është që ai të largohet dhe të mbyllet në shtëpi; të vetmën mirësi që mund t’ia bëjnë është që t’i thonë – ik se na more më qafë, na e nxive fytyrën e na e devalvove fenë. Me cilin parim, me cilin mësim, me cilën traditë feja islame thotë që, popullit mysliman mund t’i prijë edhe një hajn, një gënjeshtar, një ish-tradhëtar, ish-spiun, një kriminel, një nepotist, një i korrptuar, një njollosës i shtyllave të islamit, përmes vjedhjes së haxhit, të kurbanëve, të zeqatit, të mundit të të tjerëve, një keqpërdorues i kafshatës së popullatës, një diletant me cilësitë e një pseudoteologu! Të këtillë janë edhe ata që ia miratojnë këto veprime kriminele dhe imorale. Këtu, për të tillët, merr fund islami. Ata janë larg nga feja islame sa toka me “NANQIELLIN”, siç shprehet “reisi” i tyre, Sulejman Rexhepi.

Nuk guxojnë që edhe më tej të kërkojnë prej tij t’i argëtojë në “kabinet” e në Restorantin Konak, me një poezi që nuk e njeh letërsia shqiptare. Na qeka një poezi të cilën Sulejman Rexhepi e reciton më shumë se sa që e shqipton shahadetin! Qenka poezi e Çajupit, i cili në një strofë nga fundi, duke i nënçmuar burrat turq si dhe burrërinë e tyre, shpreh dëshirë të flaktë për t’i provuar të gjithë ata nga mbrapa. Fajet i ka ai që ia mësoi këtë poezi, si dhe të gjithë ata që ia nxjerrin nga konteksti. Ka ardhur koha që Sulejman Rexhepi të mbyllet në kontekst dhe nga aty të mos dalë përjetë, sepse, u mbush kupa, u turpëruam si fe e si komb.

Informacionet që vijnë nga BFI-ja dhe organet e saj, flasin se situata është tepër e palakmueshme. Uzurpatori i saj, Sulejman Rexhepi me një grusht banditësh, po ia arrinë me sukses ta falimentojë dhe ta sjellë në derexhe të shkatërrimit total.

Janë me qindra shkrime dhe me mijëra fakte që dshmojnë se në Bashkësisë Fetare Islame të uzurpuar nga Sulejman Rexhepi, po vidhet e po kryhen vepra të ndryshme imorale dhe, për pasojë, ky Institucion jetik për myslimanët e Maqedonisë së Veriut, po izolohet gjithnjë e më shumë. Janë “zhdukur” të gjithë miqtë e dikurshëm të BFI-së.

Së fundmi, edhe Institucionet relevante shtetërore të Turqisë, siç janë Dijaneti dhe Vakëfi turk, kanë hequr dorë nga BFI-ja! Pa dyshim që, nga informacionet e tyre, ata tashmë janë bindur se, për këto vite, pjesa dërmuese e ndihmave humanitare, mijëra pako të cilat ia kanë donuar BFI-së me qëllim që gjatë ditëve të Ramazanit t’iu shpërndahen njerëzve në nevojë, ato janë vjedhur nga Sulejman Rexhepi, Mustafa Dauti dhe banditët e tyre. Ndaj dhe, sivjet, ndihmat e këtyre institucioneve shtetërore turke janë dorëzur në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Shkup, stafi i së cilës po merret me shpërndarjen e qindra e mijëra pakove me ndihma humanitare, të dhuruar  kryesisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Dijanet Vakëfit të Turqisë. Ndihmat po shpërndahen në çdo shtëpi dhe familje skamnore në tërë vendin! Për këtë gjest suçeltësie të institucioneve turke, revoltën e vet Sulejman Rexhepi e shpreh mbi Irsal Jakupin, “lidhja” me Turqinë, dhe jo mbi manipulatorin me ndihmat turke, Mustafa Dautin.

Çdo gjë që po vie nga Turqia për myslimanët e Maqedonisë së Veriut po vjen përmes personaliteteve dhe organizatave turke, duke e anashkaluar tërësisht BFI-në. BFI-ja në raport me shetin turk kundrohet si bira e fundit e kavallit./Levizja Myslimane për Reforma në BFI/

Kontrolloni gjithashtu

RKL: Fushata kundër vlerave të UÇK-së vazhdon, por ata që bashkuan armët për çlirimin e Kosovë, kurrë nuk dorëzohen 2

RKL:“Mulla” Sylejman Rexhepi, Janullatosi i myslimanëve, ende në krye të Bashkësisë Islame të Maqedonisë I

SHVL e UÇK-së duhet ta tërheqë mirënjohjen ndaj Bashkësisë Islame të Maqedonisë të cilin e ...