leoni

Robert Golob

Robert Golob: Nga viti 2003 Ballkanit Perëndimor iu premtua një perspektivë e shpejtë për anëtarësim në BE, por pa rezultat

Kancelari gjerman Olaf Scholz, pasi një takimi që pati me kryeministrin e Sllovenisë Robert Golob,  ka deklaruar se Samiti i Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet në nëntor të këtij viti për t’i dhënë një shtyrje të  re Procesit të Berlinit. Scholz tha se mund të arrihet një marrëveshje për hapat e mëtejshëm konkretë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi se Ballkanit Perëndimor iu premtua një perspektivë e shpejtë dhe realiste e BE-së në vitin 2003, por nuk është bërë diçka serioze. Sipas kryeministri slloven Robert Golob Gjermania dhe Sllovenia dëshirojnë të bashkëpunojnë për t’i dhënë një shtyrje anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Fatkeqësisht, ky proces, siç është bërë, është një proces që ka çuar në apati në këto vende, sepse është shumë i ngadalshëm,” tha Golob.

Kontrolloni gjithashtu

Turqia e vlerëson vendimin e gjykatës së BE-së si një sulm ndaj të drejtave të grave myslimane

Rexhep Tajip Erdoğan: Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të japin llogari për çdo pikë gjaku që kanë derdhur

Kryetari i Turqisë. Rexhep Tayyip Erdoğan deklaroi se “Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të …