Robert Work thotë se Rusia duke kërcënuar me armë nukleare po luan me zjarrin

Robert Work thotë se Rusia duke kërcënuar me armë nukleare po luan me zjarrin

Zëvendësi i Ministrit amerikan të Mbrojtjes, Robert Work  ka deklaruar se Rusia duke kërcënuar me armë nukleare  po luan me zjarrin, derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tregojnë gatishmëri për të treguar epërsinë në vendosjen e forcave adekuate, duke mos tejkaluar Marrëveshjen mbi armët nukleare të fuqisë së mesme. Work ka shtuar me këtë rast se Rusia nuk ka arritur ta frikësojë shtetet e saj fqinje, përkundrazi ajo i ka lidhur më tepër vendet anëtare të NATO-s. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatisin 1.600 tankse për t i vendosur në Holandë si pjesë e përforcimit të sistemit evropian mbrojtës si dhe me qëllim të demonstrimit të forcës në rast të agresionit të mundshëm rus, shkruan “Indipendent”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …