Rozeta Hajdari: 48 biznese janë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës me emërtime kundërkushtetuese

Rozeta Hajdari: Në zonën ekonomike të Lypjanit do të vendoset parku gjerman i biznesit

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka paralajmëruar se së shpejti do të filloi realizimi i projektit për ndërtimin e parkut gjerman të biznesit në të cilin do të ketë shumë vende të punës. Ajo ka shtuar më tutje se ky park gjerman i biznesit do të vendoset në zonën ekonomike të Lipjanit. “Parku i biznesit gjerman përfshin edhe qendrën e trajnimit, përkatësisht transferimin e njohurive dhe transferimin e teknologjisë, i cili ka për qëllim ngritjen e industrisë së kualifikuar të metaleve në Republikën e Kosovës, me një grup deri në 15 ndërmarrje të vogla dhe të mesme gjermane nga sektorët e inxhinierisë mekanike, konstruksionit metalik dhe industrive të ngjashme. Parku gjerman i biznesit do të mundësojë transformimin e industrisë së Kosovës, me më shumë inovacion dhe investime për zhvillim të produkteve dhe ndërtim të një ekosistemi, që mundëson punësim dhe zhvillim më të shpejtë industrial, duke u bazuar në përvojën dhe modernizimin e ndërmarrjeve gjermane” ka thënë mes tjerash, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …