Rrahman Jasharaj

Rrahman Jasharaj i ka bërë thirrje Qeverisë të mos e injorojë dialogun me Sindikatën e Arsimit

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, i ka bërë thirrje qeverisë të mos e injorojë dialogun me këtë sindikatë sa i përket realizimit të kërkesave të mësimdhënësve, sepse përndryshe, sipas tij, më 1 shtator do të ketë grevë të përgjithshme. Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Jasharaj ka kërkuar të miratohet në kuvend projektligji për statusin e mësimdhënësve për vitet 89-99. Ai ka thënë se komunat nuk kanë bërë planifikime buxhetore për 70 për qind ë vlerës së biletave për mësimdhënësit udhëtarë dhe nuk kanë plotësuar as obligimin për tri paga me rastin e pensionimit të punëtorëve të arsimit. “Qeveria, si duket, po heziton ta nisë dialogun, e kjo është keq”, është shprehur ai. Jasharaj ka thënë se duhet te ketë sërish rritje të pagave për mësimdhënës sipas normës së inflacionit. Kryesindikalisti i arsimit ka kërkuar që institucionet të bëjnë më shumë për ta shtuar sigurinë në shkolla.

Kontrolloni gjithashtu

Rudina Xhunga rikthen në vëmendje një faqe të artë të humanizmit shqiptar

Gazetarja Rudina Xhunga solli në qendër të debatit publik një prej kapitujve më të ndritshëm …