Rrahman Jasharaj

Rrahman Jasharaj, ka thënë se SBASHK-u nuk do t’i pengojnë mësimdhënësit që të mbajnë mësim gjatë vikendit

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se nuk ka institucion në Kosovë që i obligon mësimdhënësit  t’i kompensojnë orët e humbura gjatë grevës.  Ne kemi prit mesazhe nga MASHTI, për të parë çka do të bëhet më tutje por kjo nuk ndodhi dhe po e them se edhe ministrja Nagavci edhe ministri Murati po hyjnë në ‘luftë’ me SBASHK-un. MASHTI e në veçanti ministri Murati nuk po e ndalin sulmet ndaj nesh dhe kemi prit që të ulemi dhe të bisedojmë se çka më tutje”, ka thënë Jasharaj. Nuk po themi se ne dhe punëtorët tjerë arsimorë i kemi riinformuar se kontratat nuk i obligon që të mbajnë mësim të shtunave, sepse kontrata thotë se nuk duhet zëvendësuar, por  duke e parë që kishte shkolla që mbajtën mësim, SBASHK është duke vazhduar për të respektuar zërin e tyre. Nëse kolegët tanë shkojnë në mësim, ne nuk jemi kundër dhe nuk japim ndonjë deklarim shtesë, sepse po them se 70 për qind e tyre e respektuan kontratën dhe nuk dolën në punë dhe përqindja tjetër ishin në shkolla, dhe konsideruam se ata e shprehen vullnetin e tyre dhe e respektuan kalendarin e ri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti refuzon kërkesën për hapa konkretë, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Në një takim me diplomatët e shteteve të Quint-it, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka …