Rrahman Jashari

Rrahman Jasharaj: Qeveria vazhdon të barrikadohet, vazhdon të ketë qëndrim të ngurtë karshi kërkesave tona

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, Qeveria vazhdon të barrikadohet dhe të ketë qëndrim të ngurtë karshi kërkesave BSPK-së dhe kjo është parë edhe nga publiku, ku takimin më shumë e shfrytëzuan për të ironizuar se sa për të rregulluar çështjen. Jasharaj ka thënë për KosovaPress, se nuk kanë pranuar ndonjë ftesë të re nga Qeveria për dialog, derisa tregoi se dje këshilli grevistë i BSPK-së, ka takuar Avokatin e Popullit i cili po angazhohet si një lloj ndërmjetësuesi në mes sindikatave dhe Qeverisë. Ai është angazhuar që të jetë një lloj ndërmjetësuesi, mirëpo nga bisedat që e kishim ne, ato që i tha ai, shihet se Qeveria vazhdon të barrikadohet, vazhdon të ketë qëndrim të ngurtë karshi kërkesave tona dhe kjo na bënë të jemi në këtë situatë që jemi. Ne jemi vazhdimisht në kontakt me anëtarësinë tonë, takimet me kryetarë të nivelit komunal dhe të universiteteve, pastaj jem në takime, kolegun tim atje edhe me kryetarin shërbyes civil është takime me ta, pasi që qeveria nuk ka thënë asgjë të re, grevistët janë në të njëjtën pozicion fatkeqësisht”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …