Rreth 500 punëtorë shëndetësorë që kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës gjatë muajit mars

Rreth 500 punëtorë shëndetësorë që kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës gjatë muajit mars

500 punëtorët shëndetësorë kosovarë që kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës më 20 dhe 21 mars, janë ftuar të hënën të paraqiten ne sallën “1 Tetori” në Prishtinë për të injektuar dozën e dytë. Të imunizuarit me AstraZeneca do të bëhen kosovarët e parë që do të “sigurohen” me dozën e dytë. Ata kësaj radhe do të vaksinohen me Pfizer. Kreu i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka njoftuar se vaksinimi i dytë për stafin mjekësor do fillojë nga ora 12:30, ndërsa do t`i mbrojë edhe nga versioni i ri indian i virusit. Ndërkaq, sot pasdite pritet të arrijnë edhe 3500 doza të vaksinës anti-Covid të Pfizerit në Kosovë, si pjesë e ndihmës nga Bashkimi Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …