leoni

SShSKUK: Më shumë ka pacientë që po lirohen në shtëpi se sa që po pranohen në spitale, ndëra 65 janë në gjendje të rënduar

Rreth 700 persona gjatë një viti në Kosovë diagnostifikohen me kancer të mushkërive, si shkak i duhanpirjës

Rreth 700 persona diagnostifikohen çdo vit me kancer të mushkërive në Kosovë. Musa Hoxha, mjek në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, bën të ditur se incidenca sillet rreth 40 raste të reja për 100 mijë banorë. Ai thotë se pavarësisht se mungon kancer-regjistri, numri i personave të prekur me kancer të mushkërive sillet nga 600 deri në 700 brenda një viti. Hoxha më tutje, thotë se në krahasim me vendet e rajonit, Kosova ka numër më pak të sëmurëve me kancer të mushkërive. Në bazë të incidencës, Hoxha thekson se Hungaria prin me numrin më të madh të të sëmurëve me kancer, duke pasuar pastaj nga Serbia e cila renditet në vendin e dytë. Sipas tij, viteve të fundit është rritur numri i rasteve të reja me kancer të mushkërive, jo vetëm në Kosovë, por në gjithë botën. Ai përmendi edhe disa nga shkaktarët kryesorë të këtij lloj kanceri, nga duhanpirja e deri te azbesti. Hoxha bëri të ditur se 99 për qind e kancerit të mushkërive është me prognozë malinje, mirëpo që rastet të cilat mund të operohen jetëgjatësia e tyre është deri në pesë vjet. Kanceri i mushkërive bën pjesë në grupin e parë sa i përket kancereve në përgjithësi në organizëm te meshkujt, kurse tek femrat hyn diku në grupin e tretë.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …