Rrjeti i Grave të Kosovës

RrGK kundër uljes së dënimit për Nuhi Mavrovqanin, u bën thirrje institucioneve të drejtësisë që të mos heshtin

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) me shqetësim të thellë ka pranuar lajmin për vendimin e  sotëm të Gjykatës së Apelit për të ulur dënimin e përjetshëm në 25 vjet për Nuhi Mavrovqanin, i cili në korrik të vitit 2020 vrau bashkëshorten e tij S.M me shufër metalike. Kjo vrasje shkundi edhe një herë realitetin e secilës prej nesh që përpiqemi çdo ditë që dhuna dhe vrasjet ndaj grave të marrin fund. Vrasja e S.M fatkeqësisht edhe një herë dëshmoi se dhuna ndaj grave vazhdon të mbetet një prej formave më pak të ndëshkueshme të dhunës. E megjithatë, kur vrasësi u dënua me burgim të përjetshëm në dhjetor të vitit 2020 nga Gjykata Themelore në Gjilan, u duk sikur drejtësia bëri një pjesë të punës së vet, duke e dënuar kriminelin, edhe pse jo duke e parandaluar krimin.

Mirëpo, sot përsëri po dëshmojmë se kur flasin për vrasjet e grave, drejtësia po mbyll sytë.

Andaj, përmes kësaj kumtese, RrGK i bën thirrje Gjykatës Supreme si instancë më e lartë se ajo e Apelit që ta rishqyrtojë këtë vendim dhe dënimin ta kthejë në atë paraprak, pra në dënim me burgim të përjetshëm.

Vetëm kështu ne do të bindemi se vendi ynë, institucionet e drejtësisë e ato të mbrojtjes janë në krye të detyrës sa herë që trajtohet dhuna e vrasjet e grave.

RrGK nuk do të ndalet derisa dhuna ndaj grave të mos trajtohet vetëm si lajm ditor apo si çështje private.

Drejtësi për gratë e vrara! Drejtësi për secilën grua të vrarë e të dhunuar!

Më poshtë mund të gjeni hulumtimin e fundit të RrGK-së, lidhur me dhunën ndaj grave dhe reagimin institucional ndaj saj.

Nga Ligjet në Vepra

Kandidati për kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj sot ka prezantuar projektin e transformimit të Parkut të Qytetit, ku parashihen hapësira transformimi të gjelbëruara dhe parking me 711 vende parkimi te stadiumi ndihmës.  “Prizreni do të transformohet gjatë katër viteve të ardhshme. Projekti i parë i ndryshimit në pamje reale janë mushkëritë e Prizrenit siç është Parku i Qytetit i cili krahas ndryshimit rrënjësor që do ta pësoj, do të ndërtohet edhe parkingu nëntokësor tek stadiumi ndihmëse për 711 vetura. Kjo zonë do të shërbej si pika e parë e stacionit për mijëra turist që vijnë në Prizren. 57,000 metra katrorë do të transformohen në hapësira më shumë gjelbrimi, argëtimi për të rinjtë dhe pushimi për më të moshuarit. Shtigje të reja për këmbësorë dhe çiklista si dhe rregullimi i shtratit të Lumbardhit përreth parkut.”

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …