Rritje e madhe e importit dhe rritje e vogël e eksportit

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar për bilancin tregtar të vendit tonë gjatë periudhës së parë të vitit 2022.  Nga të dhënat e publikuara mësohet se përderisa ka pasur rritje të ndjeshme të vlerës së mallrave të importuara, rritja e vlerës së mallrave të eksportuara ka qenë shumë e vogël. Nga të dhënat e publikuara mësohet se gjatë muajit qershor të këtij viti, nga vendi ynë për në shtete tjera janë eksportuar mallra me vlerë 74 milion e 600 mijë euro, ndërsa janë importuara mallra me vlerë 492 milion e 800 mijë euro, që është një rritje prej 25.3 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë kohore me vitin 2021. Agjencia e Statistikave të Kosovës bën të ditur se eksportet e Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian arritën në 24 milionë euro, ndërsa importet nga 27 vendet anëtare të bllokut arritën në 192 milionë e 400 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …