Përmes një peticioni po kundërshtohet vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës që të rritet çmimin e sigurimit të automjeteve

Rrugëtimi i mërgimtarëve drejt vendeve ku punojnë i ka rikthyer edhe kolonat në pikën kufitare në Merdare

Kthimi i mërgimtarëve pas pushimeve verore që kaluan në Kosovë ka rikthyer edhe kolonat në pikën kufitare në Merdare. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se kolonat në dalje prej Kosovës në pikën kufitare në Merdare janë mbi një kilometër të gjata ndërsa pritjet janë nga 120 deri në 180 minuta apo tri orë. Ndërkaq situatë më e mirë është në pikën kufitare tek Dheu i Bardh ku pritjet nuk shkojnë më shumë se 20 minuta. Mërgimtarët ankohen se gjithnjë po ju përsëritet kjo situatë. Ata  kanë thënë se kjo gjendje është e papranueshme sepse institucionet e Kosovës është dashur të bëjnë një zgjidhje. Ndërsa Policia e Kosovës u bënë thirrje mërgimtarëve që të shfrytëzojnë edhe pikëkalimet tjera kufitare.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, thotë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i Kosovës që do të përmbushet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i …