Rrustem Geci: F L A M U R I – poezi në kujtim të heroit, Adem Jasharit










Unë jam ai i dënuari


ai burgosuri, ai trimi


ai i plagosuri për liri


që një jetë të t ë r ë


isha në luftë e beteja


Unë jam ai bandilli


ai shkruesi i trakteve


ai ilegalisti i shkathët


ai që i mbaja parullat


“ Kosova Republikë ”


Unë jam ai profesori


ai i bukuri i rrugëve


ai poeti i trazimeve


që me studentët trima


i ramë grusht armikut;


Unë jam ai i dënuari


ai i bukuri i UÇK-së


ai piktori i emblemës


një i dashuruar i lirisë


 


Fjala e Adem Jasharit, Kosovës


 


– Liri, kujtoj se ende jam gjallë!..


 Toka as qielli s´ kanë gjumë


vuajtja kudo është zemëruar


të mbjellat kudo na thërrasin


që t´i dalim vet zot këtij vendi


 


 Lirinë s´mund ta lëmë në fund


Adem, më pagëzuan prindërit


Jam lindë në ditën e flamurit


Kosovë e Shqipëri i kam atdhé


 


 Trimat kanë duar të bukura


duart e tyre i thyejnë prangat


Kosovë,bjeri, bjeri atij që vret


Kosovë, qëllo nga vjen plumbi


 


 Toka as qielli s´ kanë gjumë


përrojet shtyhen të bëjnë lumë


gruri e di, do të pyes për mua


i thuani, është i zënë në valle!..


 


 


P O P U L L I


 


Me ajrin e bardhë të fushave


 


me ajrin e bardhë të maleve


me ajrin e të gjitha dritareve


shqiptarët do të bashkohen


për aq sa ndarja na ka ndarë


Shqipëtarë të të gjitha trojeve


merrni frymë zjarrit që ndizet


historia shkruhet me të bëra


që nga e hëna në të djelen, që


nga mëngjesi, deri natën vonë


Shqipëri, e gjithë shqiptarve


s´ka nevojë të lutem me fjalë


afrohu më pranë tokave tua


tokave që fqinjët ty t´i morën


bëhu bashkë me Kosovën


bëhu bashkë me Iliridën


bëhu bashkë me Çamërinë


për aq sa ndarja na ka ndarë


 


 Dortmund, 2015



 


Rrustem Geci: LULET E MOLLËS


 


p o e m ë


 


Flake mërzinë mollë e Shkupit 
flake mërzinë mollë e Vardarit 
shqipja ty kurrë s´të lë vetëm 
që erërat gjëmshëm të godasin




Kjo poemë e tokës për mollën 
që qan e vetme anës Vardarit 
nuk do që stuhitë ta kërcënojnë 
me thyrje degësh dhe me tharje


 


Shkup jam prej 13 mijë vjetësh 
lindur jam si krejt shqiptarët 
rritur jam si krejt shqiptarët 
jam në tokën e lavdisë së madhe


 


Jam e vetëlindur, mollë e Ohrit
jam e vetëlindur mollë e Manastirit 
Jam e vetëlindur mollë e Tetovës
jam motra e madhe e Dardanisë


 


Shkup jam prej 13 mijë vjetësh 
Shkup, me gjysh dhe babagjysh 
Në këtë tokë të gjithmonshme 
jam e pushtuara e Shqipërisë


 


Mollë e kuqe, mollë e Vardarit 
një vaj të lumit tek t´i e dëgjoj 
një vaj fëmiu tash të rrahur, dhe 
zhurmë armiqësh me arkmort


 


jam Shkup prej 13 mijë vjetësh 
Shkup shqiptar i Alfabetit 
Shkup shqiptar i shqiptarisë 
Shkup shqiptar i historisë 
Mollë e kuqe e anës Vardarit 
jam Shkup shqiptar i paliri


 


Nbahu mollë e anës Vardarit 
i kërkon rrënja, flakës në degë 
bora në male nuk di të plaket 
po uji i Vardarit do rrjedhë i ri


 


Zgjohu Shkup, qytet i diellit 
Shkup i Ilirisë, Shkup i flamurit 
Shkup i së ardhmes së bardhë


ma bën të ardhmen ta dua


 


Këngët tona  i kemi  bashkuar
zgjohu populli im në 5 shtete 
ne duam një vetëpërmbushje 
lulet e mollës të marrin shëndet!..


 


 


Rrustem Geci – Dortmund, poemë nga libri, “Trojet e mia”



 

 

Kthimi i luleborës    
 

Në disa pjesë të Ilirisë së djeshme
të sotmës i mungojnë disa krahina
Molla  e  Kuqe  ende  është  plagë
Në Çamëri këngët  po  bashkohen

 

Arbi, bëje  dashurinë për atdheun 
krijim, nxitje për gjithsecilin njeri 
kremtim të emocioneve të bardha
gjeografi  ku  merr  frymë  kombi

 

Tek ti atdhé  unë  e  kam  zemrën
tërësinë e gjuhës  dhe shkronjave
jam rritur në  djep  të  vetëtimave
ku secila ditë  e krijon  një  këngë

 

Kosovë, gjatë do të  jem  i  sotëm
me prushin tim unë ty  të  këndoj
poezitë që dje u kthyen  nga lufta
nuk më dukën  dhe aq të lumtura

 

Shqipëri, nënëlokja e shqiptarëve
kraharor  vullkani  i  atdheut  tim
në disa pjesë të Ilirisë së djeshme
gjethi i mollës po bie si një i rënë

 Dortmund, 2015


 


 


 


 


Rrustem Geci: TREPÇA ILIRIANE – poezi nga libri “Heroika”


 


Në Trepçë është palca Shqiptarëve
qenia që të adhmen ma përcakton
le të çmenden të gjitha babëzitë
Trepça  Iliriane  mua  s´më  mohon


 


Në të dielat e arit dhe t´ argjendit
në të hënat e shiut dhe metaleve
u vetëlindën plumbi, zinku, dhe ari
dhe kristalet e florinjta të Trepçës


 


Hapini ballinat e faqeve të tokës
të shihni feldspathet, manganin
në të reshurat…midis vullkaneve
u vetëlindën Trepça, dhe Opali


 


Qahen thëngjillet, floriret e tokës
qahen humuset, molibdeni blu
me gjunj të natës po m´i bien tokës
qahen pemët për degët kërcu


 


Fol gjuhë e lashtë e kësaj toke
Trepça e Kosovës prindin e di
Në Trepçë Kosova ka një emër
Mëmë e baba ia quajnë, Shqipëri!


 


Dortmund, 2015

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …