O’Connell thotë mos prisni ndërhyje ndërkombëtare në luftimin e korrupsionit, por këtë vetë duhet ta bëni

Ruairi O’Connell: Kosova ka problem me politikanët dhe zyrtarët e korruptuar, të cilët primare kanë interesat e veta

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se Kosova ka problem me politikanët dhe zyrtarët e korruptuar, të cilët më tepër punojnë për interesat e tyre personale, sesa për interesin e shoqërisë.  Ai nëpërmjet një videoje të publikuar në llogarinë zyrtare të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë, ka thënë se shteti britanik po bashkëpunon edhe me sistemin e drejtësisë dhe shoqërinë civile, në mënyrë që ta monitorojnë sa më mirë punën e gjykatave për ta çrrënjosur korrupsionin. “Për këto arsye, ne në Ambasadën Britanike në Kosovë punojnë që t’i mbështesim njerëzit e guximshëm, siç është rasti i Murat Mehmetit, një zyrtar i Administratës Tatimore, i cili punon për ta luftuar korrupsionin”, ka thënë O’Connelli.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …