Brickos

Kryetari i OEK-t, Berat Rukiqi thotë se shteti duhet të japë përkrahje direkte financiare për bizneset si dhe të bëjë lehtësira tatimor

Rukiqi: Qeveria në ardhje duhet ta ketë prioritet vaksinimin e mandej ekonominë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se qeveria në ardhje duhet që fillimisht ta ketë prioritet vaksinimin e mandej ekonominë. “Një qeveri që vjen duhet ta ketë një program 4 vjeçar, e në atë program duhet t’i shohin prioritetet strategjike në ekonominë e vendit. Prioritet duhet të jetë shëndeti publik që lidhet me ekonominë, se nëse nuk përfundon pandemia sepse ne do të kemi prapë diskutime se a do të mbyllemi apo jo, apo kemi masa kufizuese a jo. Vendet e tjera kanë ndërtuar një strategji, që gradualisht të hapen nga vala e dytë, e të njëjtën kohë të përcjellët në mënyrë paralele me vaksinimin e popullsisë, duhet të jetë prioriteti i parë, pra gradualisht të kemi një plan në mënyrë që të dalim nga pandemia, ku vendet e tjera kanë një shkallë të lartë të vaksinimit e rënie të numrit të të infektuarve” është cituar të ketë thënë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …