Rumania, një shtet i orientuar armiqësisht kundër Kosovës, mori presidencën e radhës të Bashkimit Evropian

Rumania, një shtet i orientuar armiqësisht kundër Kosovës, mori presidencën e radhës të Bashkimit Evropian

Rumania, një shtet i orientuar armiqësisht kundër Kosovës, mori presidencën e radhës të Bashkimit Evropian. Roli gjashtëmujor i saj nisi me moton “Uniteti – vlerë e përbashkët evropiane”. Është hera e parë që Rumania do të udhëheqë me bllokun. Në një intervistë për gazetën gjermane Die Welt, më 29 dhjetor, presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker  ka thënë se “Qeveria në Bukuresht nuk e ka kuptuar plotësisht se çfarë do të thotë të kryesojë vendet e BE-së”. “Roli kërkon gatishmëri për t’i dëgjuar të tjerët dhe gatishmëri për t’i vënë shqetësimet e veta në sfond”, ka thënë Juncker. Rumania për shkak se mbanë nën sundim krahinën e madhe të Erdelit dikur pjesë e Hungarisë, nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe çuditërisht ka varrosur edhe marrëdhëniet e mira shekullore me shqiptarët. Ajo kundërshton pavarësinë e Kosovës, po aq sa edhe Serbia, Spanja e Greqia.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …