Edi Rama mendon se Republika e Kosovës nuk është dashur të vet-përjashtohet nga Samiti i Ohrit

Edi Rama: Kufiri i Shqipërisë me Kosovën është i njëjtë si ai i Shqipërisë me Greqinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë

Pavarësisht retorikave patriotike me qëllim të përfitimit të besimit të bashkëkombësve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mesazhin që dha për fundin e vitit, tha se hapja e kufirit që do të bëhet me Kosovën, synohet do të bëhet edhe me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë. “Së shpejti, besoj në pranverën që vjen do ta vendosim kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës në regjimin e kritereve teknike të marrëveshjes së Schengenit. Një kufi i hapur që e synojmë edhe me Maqedoninë, Malin e Zi e me Greqinë po ashtu, në një të ardhme shumë më të afërt sesa anëtarësimi ynë në BE.  Rama ka lënë të kuptohet se hapja me Kosovën nuk është fare e ndryshme, as ka për qëllim të ndihmojë shqiptarët këndej dhe andej kufirit, por është një hapje si me të gjitha shtetet me të cilat kufizohet Shqipëria.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …