leoni

Rushiti: Për të pasur qetësi shpirtërore viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës duhet ndëshkuar kryesit e këtij krimi

Rushiti: Për të pasur qetësi shpirtërore viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës duhet ndëshkuar kryesit e këtij krimi

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti ka tërhequr vërejtjen se viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare në vendin tonë ende janë duke u ballafaquar me vështirësi të shumta. “Ato ende ballafaqohen me vështirësi për ta ndarë përvojën me familjarët e tyre, për ta marr vendimin për të aplikuar e shumë herë edhe paragjykohen, por edhe mund të kërcënohen nga familjarët për të mos aplikuar. Prandaj është shumë e rëndësishme që këto vështirësi, këto paragjykime shoqërore që i ka kultura jonë kosovare mu adresua çoftë përmes fushatave vetëdijësuese, qoftë përmes mjeteve të ndryshme të komunikimit, që me vetëdijesua shoqërinë që këto gra dhe vajza që kanë përjetuar tmerre të luftës nuk duhet të fajësohen për një krim që nuk iu takon atyre. Për të pasur qetësi shpirtërore viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, është i domosdoshëm ndëshkimi i kryesve të këtij krimi. Fatkeqësisht nuk mund të gjendet paqja shpirtërore kur e dinë që dhunuesi mund të jetë në shoqëri apo mund të jetë diku afër aty, ka theksuar drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, Feride Rushiti.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …