Rusia hidhërohet me deklaratën e diplomatit, Brian Yee, që kërkoi nga Serbia të pozicionohet me BE-në apo me Rusinë

Rusia hidhërohet me deklaratën e diplomatit, Brian Yee, që kërkoi nga Serbia të pozicionohet me BE-në apo me Rusinë

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë duke komentuar deklaratat e ndihmës sekretarit shtetëror amerikan Hoyt Brian Yee, thotë se shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të duhej të përziheshin në punët e brendshme të Serbisë e të Rusisë. MPJ e Rusisë ka theksuar se Brajan Ji ia ka lejuar vetes “disa deklarata provokuese drejt rrënimit të bashkëpunimit ruso-serb dhe vrazhdë ka kërkuar që Beogradi të rishqyrtojë bashkëpunimin me Rusinë e në mënyrë të pashembullt dhe me shprehje emotive ka folur kundër dhënies imunitet dhe privilegje Qendrës humanitare ruso – serbe në Nish”. “Përkujtojmë se SHBA-ja nuk është anëtare e Bashkimit Europian dhe sigurisht për këtë nuk e di se shumë anëtare të BE-së bashkëpunojnë në vëllim të madhe me Rusinë me bazë reciproke dobiprurëse. Askënd nuk do të duhej ta pengonte që Serbia t’iu përmbahet parimeve të njëjta duke u nisur nga interesat e veta kombëtare“, theksohet në kumtesën e Ministrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …