Rusia ka shpallur shtete armiqësore edhe Greqinë, Danimarkën, Sllovakinë, Slloveninë dhe Kroacinë

Greqia, Danimarka, Sllovakia, Sllovenia dhe Kroacia janë bërë pjesë e listës së shteteve armiqësore ndaj Rusisë. Qeveria ruse ka njoftuar se lista u përditësua me një dekret të nënshkruar nga kryeministri Mikhail Mishustin, sipas la repubblica. “Qeveria ka përditësuar listën e shteteve të huaja që kanë kryer dhe vazhdojnë të kryejnë akte armiqësore kundër misioneve diplomatike dhe konsullore ruse jashtë vendit. Lista tani përfshin gjithashtu Greqinë, Danimarkën, Sllovakinë, Slloveninë dhe Kroacinë”, thuhej në deklaratë. Kujtojmë se në fillim të marsit, qeveria ruse miratoi një listë të “shteteve jomiqësore” . Lista përfshin vendet e BE-së, Australinë, Shqipërinë, Andorrën, Britaninë e Madhe, Islandën, Kanadanë, Lihtenshtajnin, Monakon, Zelandën e Re, Norvegjinë, Republikën e Koresë, San Marino, Maqedoninë e Veriut, Singaporin, SHBA-në, Tajvanin, Ukrainën, Malin e Zi, Zvicrën dhe Japoninë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …