Rusia paralajmëroi se mund të mbyllë gazsjellësin kryesore drejt Gjermanisë nëse Perëndimi sanksionon naftën ruse

Rusia paralajmëroi se mund të mbyllë gazsjellësin kryesor drejt Gjermanisë, nëse Perëndimi sanksionon naftën ruse

Rusia paralajmëroi se mund të mbyllë gazsjellësin kryesore drejt Gjermanisë nëse Perëndimi sanksionon naftën ruse. Zëvendës-kryeministri i Rusisë, Alexander Novak,  u shpreh se një lëvizje e tillë do të kishte pasoja katastrofale për furnizimin në rang global dhe do ta dyfishonte çmimin e arit të zi, duke e çuar në 300 dollarë për fuçi. “Është absolutisht e qartë për të gjithë se një refuzim i naftës ruse do të çonte në pasoja katastrofike për tregun global. Rritja e çmimeve do të jetë e paparashikueshme.  Rusia, shtoi Novak, ka çdo të drejtë të hakmerret dhe kujtoi vendimin e Gjermanisë muajin që shkoi për të bllokuar gazsjellësin Nord Stream 2. Sipas numrit 2 të qeverisë ruse, Europës do t`i duhej e pakta një vit për të zëvendësuar volumin e naftës që merr nga Rusia, dhe do të detyrohej të paguante shumë më shtrenjtë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Besnik Bislimi e ka shpallur veten negociator të dështuar, ndërsa flet për një luftë të mundshme

Nënkryetari i Kuvendit të  Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zëvendësin e Kurtit, Besnik Bislimi, pas …